15.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

DW: Mbështetës të Berishës sulmuan me dhunë selinë për të larguar lidershpinin aktual

Lufta e brendshme në Partinë Demokratike (PD) arriti një acarim të skajshëm të shtunën (08.01) kur mbështetës të ish-liderit historik të forcës më të madhe opozitare në Shqipëri, ish-kryeministrit Sali Berisha, sulmuan dhe ushtruan dhunë në selinë e saj për të larguar prej saj lidershipin aktual të PD-së dhe për ta marrë nën kontroll selinë. Grupimi i mbështetësve të Berishës, i krijuar prej vetë atij, synon të largojë nga drejtimi i PD-së, kreun e saj, Lulzim Basha, të cilin e akuzon si “të marrë peng nga kryeministri Edi Rama”.

Protestuesit thyen xhamat e derës kryesore dhe hynë në katin e parë të selisë, dyert e së cilës ishin të blinduara, pasi protesta dhe qëllimi i sa ishin të paralajmëruara disa ditë më parë. Ata hynë në seli nga dritaret dhe ballkonet e katit të dytë, duke përdorur shkallë prej hekuri, që i kishin marrë me vehte dhe thyen xhamat me gurë e sende të tjera të forta, por u pritën me spray nga brenda selisë. „ Aktet e sotme të dhunës ndaj PD sjellin izolimin përfundimtar të Sali Berishës dhe një largim të turpshëm nga politika”, reagoi përmes një deklarate lidershipi aktual i PD-së, i cili kërkoi ndërhyrjen e policisë “për të ndaluar gjakmarrjen dhe shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve”, u theksua në deklaratë.

Thirrje të faktorit ndërkombëtar: Refuzoni dhunën

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në një reagim në twitter u bëri thirrje protestuesve “të refuzojnë dhunën”. “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e tensioneve në selinë e PD-së dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës të refuzojnë dhunën dhe të veprojnë qetësisht. Ata që nxisin dhunën dhe minojnë sundimin e ligjit do të mbajnë përgjegjësi”, theksohet në reagimin e saj. Edhe Prania e OSBE-së në Tiranë u bëri thirrje palëve për vetëpërmbajtje. ”Nxisim gjithë aktorët e përfshirë të përmbahen nga çdo akt dhune dhe të vlerësojnë policinë në ruajtjen e rendit publik. Protestat paqësore janë në thelb të demokracisë”, theksoi OSBE në reagimin e saj.

Policia përdor gaz lotsjellës

Ndërhyrja e policisë dhe gazit lotsjellës solli shpërndarjen e shpejtë të protestuesve. Selia e PD-së u mor nën kontroll nga policia. Shumë nga protestuesit u lënduan nga gazi lotjellës, Gledian Muraj, një prej protestuesve të lënduar, thotë për DW, se “është anëtar i Forumit rinor të PD-së dhe lidershipi i saj aktual është përgjegjës për situatën e veshtirë ku ndodhet sot PD dhe vendi nga ku çdo ditë po largohet rinia”.

Një tjetër prostuese, Manjola Nikollo, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Sarandë thotë për DW, se “është e papranushme lëndimi dhe mbytja me gaz lotsjellës, që Lulzim Basha i kërkoi policisë të përdorë kundër nesh”. Prokuroria ka marrë në dorë sigurimin e provave materiale për të hetuar dhe zbardhur sulmin ndaj selisë së PD-së, të cilësuar në një deklaratë të Policisë së Shtetit si “i paligjshëm” dhe për të çuar para drejtësisë autorët e tij. Ish-kryeministri Berisha deklaroi para mbështetësve të tij se protestat do të vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...