23.6 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 34 shtetas

34 persona janë arrestuar nga policia, për protestën e organizuar dje nga Sali Berisha para selisë së Partisë Demokratike.Policia thotë se janë proceduar penalisht edhe 18 persona, mes tyre edhe Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Të arrestuarit akuzohen për disa vepra penale, si “Organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë

Ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 34 shtetas, procedohen penalisht 18 shtetas të tjerë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me shkatërrimin e pronës dhe aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar në datën 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan dhe ndaluan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

S. K., 42 vjeç; G. L., 41 vjeç; A. Gj., 36 vjeç; Xh. G., 32 vjeç; A. Z., 46 vjeç; A. L., 35 vjeç; H. Gj., 41 vjeç; D. L., 43 vjeç; V. D., 33 vjeç; A. D., 37 vjeç; O. D., 20 vjeç; Q. D., 26 vjeç; A. D., 39 vjeç, A. S., 32 vjeç; B. B., 38 vjeç; D. M., 51 vjeç, M. Rr., 48 vjeç, E. Ç., 30 vjeç, Gj. P., 37 vjeç, K. Ç., 36 vjeç, A. Ç.,29 vjeç, A. P., 28 vjeç dhe Sh. H., 20 vjeç.

Gjithashtu, u bë arrestimi për veprën penale “Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, i shtetasve: O. Z., 39 vjeç; A. P., 28 vjeç; A. M., 41 vjeç; A. M., 37 vjeç; Y. G., 46 vjeç dhe A. A., 36 vjeç, si dhe i ndalimi i shtetasve V. D., 48 vjeç; A. D., 46 vjeç; S. N., 52 vjeç; O. M., 34 vjeç dhe S. L., 23 vjeç.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

G. B., për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”;

F. N., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit: R. F., 33 vjeç; J. R., 31 vjeç; D. K., 43 vjeç; A. B., 49 vjeç; E. H., 38 vjeç; I. E., 37 vjeç; A. Ç., 43 vjeç, D. A., 39 vjeç, A. M., 33 vjeç, A. F., 21 vjeç, I. F., 24 vjeç, S. G., 19 vjeç, J. K., 19 vjeç, Z. K., 19 vjeç, A. L., 26 vjeç dhe Gj. N., 31 vjeç.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 8 janar 2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...