31.8 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Rama Live mbi situatën e PD/“Ata janë e njëjta mbetje politike, e ndarë përgjysëm”

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në Facebook reagoi mbi protestën e djeshme në selinë blu duke thënë se ishte ngjarje befasuese dhe qesharake, duke shtuar se është përtej çdo logjike sulmi i godinës së opozitës nga vetë njerëzit e saj.

Rama theksoi se nuk ka përfitim nga kjo situatë e krijuar pasi po dëmtohet korniza institucionale e vendit dhe kjo është vepër e dy personave (referuar Berishës dhe Bashës).

“Ata janë e njëjta mbetje politike, e ndarë përgjysëm”-theksoi kryeministri.

Rama: Ndodhia e djeshme ishte e rëndë për të gjithë shqiptarët.

Lajmi mori dhenë dhe një lajm absurd, krejt befasues sa i rëndë aq edhe qesharak që në një vend demokratik sulmohet selia e opozitës nga vetë njerëzit e saj.

Është dicka ekstreme, shkon përtej cdo logjike dhe shumëkush mund të mendojë se për mua është e mirëseardhur, në aspektin e përfitimit politik. Një zhvillim i kësaj natyre që patjetër e dobëson kundershtarin politik, në fakt godet vendin.

kY nuk dëmton vetëm PD si parti por institucionin demokratik dhe gjithë kornizën institucionale dhe është vepër e dy personave që vetëm hedhin akuza.

Pikë e zezë! Ajo që përbën të vërtetën e thjeshtë se këta dy personazhe janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...