24.4 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Berisha mohon dhunën në protestë: “Ne jemi revolucion paqësor, protestuesit u qëlluan protestuesit me karrige dhe tavolina”

Jashtë selisë së PD, ku u rikthye një ditë pas protestës, ish-kryeministri Sali Berisha pranoi se mbështetësit e tij thyen xhamat dhe shqyen dyert e godinës, por sipas tij, këto veprime erdhën si kundërpërgjigje ndaj mbështetësve të Bashës.

Berisha nuk pranoi që mbështetësit e tij të kenë ushtruar dhunë dje në protestë, ndërsa shtoi se nëse ata do të kishin hyrë në seli, nuk do t’i kishin prekur demokratët që ndodheshin brenda.

“Ne jemi revolucion paqësor! E pe si u qëlluan protestuesit me karrige dhe tavolina! Sigurisht që ka reagim, nëse ti merr tavolia dhe t’ia hedhësh tjetrit kokës, normal që do këtë reagim. Ju patë vrasës që reagonin si bisha të tërbuara protestuesit”, tha Berisha.

Ai është justifikuar me faktin se pala e Lulzim Bashës provokoi turmën me hedhjen e gazit. “Kush e hodhi gazin?! Ata hodhën gaz, gazi i parë u hodh nga Lulzim Basha! Kjo sigurisht që revoltoi. Ai hodhi gaz dhe erdhi në katin e parë, s’mund të shtrohet kjo pyetje, protestuesit. Ka njeri të gërvishtur nga pala kundërshtare? Asnjë, kjo është protesta!”, tha ai

Për Berishën lëvizja nuk ka kthim pas apo të negociohet me Lulzim Bashën. Ish-kryeministri u shpreh se lëvizja është unike.

“Nuk përcakton Sali Berisha këtë, kjo është lëvizje që vjen nga vota e demokratëve. Ju realizoni një gjë, kjo është unike në historinë e Shqipërisë, janë demokratët që kanë votuar për çdo etapë. Janë votat që do përcaktojnë gjithçka”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...