13.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Protesta e dhunshme/ Basha: “Sot nuk është ditë për të qeshur, Për fat të mirë nuk pati gjakderdhje, siç kishte planifikuar Sali Berisha”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat, pas prononcimit që bëri pak më herët ish-kryeministri Sali Berisha. Kryedemokrati theksoi se ndihet i trishtuar për atë që ndodhi dje e ese shtoi se qëllimi i vetëm i Sali Berishës është që PD ta marrë në mbrojtje në betejën personale ndaj SHBA.

“Sot është një ditë bilanci i të djeshmes tragjike për demokratët e shqiptarët dhe ndonëse ndahem këtu prej pothuajse pa pushim nga ngjarja nuk mund të ndaj asgjë tjetër me demokratët dhe të gjithë shqiptarët veçse trishtimit të thellë nga ajo që ka ndodhur dje.

Sot nuk është ditë për të qeshur siç bëri ai që ishte pak përpara. Sot nuk është ditë për të vallëzuar nga rrënojat e dhunës të një agresioni që s’ka asgjë të përbashkët me demokratët. Është një ditë për të përsëritur atë që kemi thënë prej kohësh.

Qëllimi i vetëm i Sali Berishës është qëllimi i vetëm që ka thënë se nëse PD nuk e merrte në mbrojtje, PD s’duhet të ekzistonte. Ai u përpoq për 4 muaj me radhë të manipulonte qytetarët. Kryesia, qëndruan fort për vlerat tona, që fati personal i një personi i shpallur i pa dëshirueshëm nga partneri ynë strategjik. Ndaj sot nuk kam dhe s’mund të kem buzëqeshje në fytyrë.

Për fat të mirë dje nuk pati gjakderdhje, ashtu siç kishte planifikuar Sali Berisha me një grup kriminelësh. Për fatin e mirë të PD dhe demokratëve, nuk u derdh gjak. Eksitimi përballë kësaj skene dhune, eksitimi që nuk fshihte dje tek shikonte njerëz që dëmtoheshin nga dhuna që komandonte me dorë, e ka shoqëruar dhe sot. Siç e ka shoqëruar dhe Edi Ramën në skena të ngjashme si ajo e 21 janarit. Këtu janë të ngjashëm. Sali Berisha, ndonëse dështoi me turp të merrte dhe të zaptonte vullnetin e demokratëve, nuk e fsheh dot eksitimin që I jep dhuna dhe ajo që nxiti ai. Rama është përfuituesi i vetëm I kësaj dhune. Njeriu që po bën gjithçka për të fshehur skandalin e inceneratorëve”, tha Basha.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...