6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

“E vetmja gjë që i duhet shqiptarëve është normaliteti”/ Basha: “Do e çoj deri në fund premtimin për ndryshim”

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka cilësuar bashkëpunëtorë Sali Berishën dhe Edi Ramën. Në një dalje nga selia e PD, Basha tha se dhuna eksiton vetëm Ramën dhe Berishën, por ka pezmatuar shqiptarët.

“I dyti, përfituesit i vetëm Edi Rama dhe sot e tregoi me daljen e tij të turpshme. Njeriu që po bën gjithçka për të mbuluar skandalin e inceneratorëve. Njeriu që kanabizoi Shqipërinë, njeriu i 1001 skandaleve doli sot dhe na shiste moral dhe këtë ia mundësoi vetëm Sali Berisha. Të lidhur në një binom, njëri i shpallur non grata dhe tjetri me të gjitha rekordet për t’u shpallur non grata. Qëllimi im dhe i bashkëpunëtorëve të mi është diçka tjetër, që nga këto rrënoja, nga të cilat eksitohet ai dhe Edi Rama të fillojmë të ringremë një PD siç e kanë ëndërruar themeluesit, siç e kanë dëshiruar qindra mijëra shqiptarë, qytetarë të zakonshëm”, deklaroi Basha.

Kryedmokrati Basha,  ka thënë se ajo që ka ndodhur një ditë më parë është e dhimbshme. Ai theksoi se shqiptarët kanë nevojë për një politikë ndryshe, e kundërt nga ajo që është manifestuar këto vite.

Basha tha ndër të tjera, se kjo është një betejë mes tranzicionit dhe të ardhmes.

“Mbyllja e tranziscionit duhet të kalojë përmes provave të dhimbshme sic është kjo dhunë që eksiton Sali Berishën dhe Edi Ramën. Vendosmëria ime është e pa lëkundur, të qëndrojmë në këtë betejë për demokratët, të ndërtojmë edhe nga fillimi aty ku është e nevojshme. Të ndërtojmë dhe rindërtojmë aty ku pashallarët e tranzicionit kanë shkatërruar shpresat e shqiptarëve dhe tani trajtojnë qytetarët, vendin tonë dhe partitë politike si plaçkë që flakin tutje kur nuk i duhet. Ky mentalitet na ka bërë dëme të mëdha. Gjithçka të mirë që kemi e kemi nga politika e dinozaurëve të tranzicionit të cilëve po u vjen fundi. Teksa ata përpiqen të marrin kohë e vëmendje televizive në rrjete sociale me protagonizmin e tyre të shëmtuar. Të gënjejnë e të mashtrojnë, detyra ime e parë dhe e çdo demokrati është të bëjnë të kundërtën. Të ndërtojmë gjithçka duke u bzauar te hallet e problemet e shqiptarëve. T’i japim fund trancionit të tejzgjatur shqiptar. Kështu që kjo që shikoni këtu, nuk është thjesht një betejë mes një grupi huliganësh që Berisha i solli për të pushtuar shtëpinë e demokratëve, kjo është përshkallëzimi i një beteje mes tranzicionit dhe të ardhmes.

E vetmja gjë që i duhet shqiptarëve është normaliteti, që buron nga njerëz normal e politikës normale. Kemi shumë të tillë në PD, ka shumë të tillë në shoqërinë shqiptare dhe është qëllimi ynë t’i bëjmë pjesë e familjes tonë në këtë udhëtim. Nuk ka moment kontrasti për ta thënë atë se sa sot, këtu mbi rrënojat e dhunës e orkestruar nga një nga dinozaurët e tranzicionit.

Unë do e çoj deri në fund premtimin për ndryshim, që është ndalur nga masakra e 25 prillit. Kësaj i tremben personat e trekëndëshit e Bermudës. Ne duhet të ndërtojmë në këto gërmadha që kjo shpresë të rritet e të bëhet më e fortë dhe shqiptarët të përbuzin politikën e vjetër, dhunën, propagandën dhe pandëshkueshmërinë e politikanëve të pa korruptuar nga Edi Rama e kabineti i tij e të gjithëve atyre që kanë qeverisur këto 31 vite”, u shpreh Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vitamina D mund të ulë rrezikun e hospitalizimit për infeksione serioze të frymëmarrjes

0
Një studim i madh nga Universiteti i Surrey, i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ka zbuluar se niveli i ulët i...

Artan Hoxha: “Nëse Rama nuk shkon vetë, agjentët e BKH mund ta thërrasin në...

0
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të marrë deklarime...

Shpresë për pacientët me kancer pankreasi: Terapia e re spanjolle tregon regresion të plotë...

0
Studiuesit spanjollë kanë arritur një përparim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të pankreasit. Një kombinim i tre barnave ka shkaktuar regresion të plotë...

OBSH: Rreziku nga virusi Nipah në Indi konsiderohet i ulët, asnjë përhapje e re...

0
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi këtë të premte se pas konfirmimit të dy rasteve të virusit Nipah në Indi, rreziku i përhapjes mbetet...

Shtypja e tabletave mund të jetë e rrezikshme: Farmacistja britanike paralajmëron për efektet anësore...

0
Shumë njerëz që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave zgjedhin t’i shtypin ato ose të hapin kapsulat për t’i marrë më lehtë, por kjo...