23 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Bejtja flet për atentatin ndaj ish-policit: “Na dolën para me makinë të zezë, i dhashë vetëm gaz”

Detaje të reja dalin në dritë nga atentati i dështuar që ndodhi dje në afërsi të Fushë-Krujës.

Për ngjarjen janë shoqëruar 4 persona, ndërkohë që si Gentian Bejtja, si Klodian Stafuka kanë thënë se nuk i njihnin autorët, që dyshohet se kanë qëllua nga një makinë e zezë.

Personat e shoqëruar janë në cilësinë e atyre që kanë dijeni mbi ngjarjen.

Paraprakisht dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë Bejtja, një ish-polic në burgun e Fushë Krujës, ndaj të cilit dhe më herët ka pasur një tentativë për vrasje, përmes vendosjes së tritolit në makinë.

Ai kishte pak muaj që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte zhvendosur drejt Italisë. Ish-polici ka qenë i përfshirë dhe në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Në vendin e ngjarjes në afërsi të fshatit Larushk janë gjetur 10 gëzhoja plumbash.

“Ishim në Fushë Krujë dhe po ktheheshim, na doli në rrugë një makinë e zezë dhe na qëlluan, nuk e pashë kush ishte brenda saj, pasi i dhashë gaz makinës sime”, është shprehur në dëshminë e tij Bejtja.

Për shkak se mjeti që drejtohej nga Bejtja ka dalë nga rruga, mori dëmtime edhe Stafuka, por të dy të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën, dhe pritet që të lënë ambientet e spitalit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...