26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Bilanci tragjik me 19 viktima, VOA: Zjarri në Nju-Jork nga më vdekjeprurësit në tre dekada

Një zjarr në një kompleks apartamentesh në Bronks të Nju Jorkut që shkaktoi vdekjen e 19 vetëve njerëz, përfshirë nëntë fëmijë, u shkaktua nga një ngrohës elektrik në një prej apartamenteve. Zjarri i së dielës, ishte njëri nga më vdekjeprurësit në qytetin e Nju Jorkut në tre dekada.

Autoritetet e qytetit të Nju Jorkut thanë se zjarri që përfshiu katin e dytë dhe të tretë të pallatit me 19 kate u shkaktua nga një ngrohës elektrik portativ.

“Zjarri filloi nga një ngrohës elektrik portativ që pësoi një defekt. Ky ishte shkaku i zjarrit. Zjarri dogji dhomën ku ndodhej ngrohësi elektrik dhe më pas u përhap në apartamentin që shtrihej në dy kate, si edhe korridorin e ndërtesës. Dera e apartamentit për fat të keq, kur banorët u larguan, mbeti e hapur, ajo nuk u mbyll vetvetiu. Tymi u përhap në të gjithë ndërtesën, duke shkaktuar vdekjen e kaq shumë njerëzve dhe shtrimin e shumë të tjerëve në spitalet e Bronksit”, tha komisionieri i Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut, Dan Nigro.

Zoti Nigro tha se po vazhdojnë hetimet për të kuptuar se si tymi u përhap në të gjithë ndërtesën dhe hollësitë e tjera mbi zjarrin.

Disa banorë, të bllokuar në banesat e tyre, thyen xhamat e dritareve për marrë ajër dhe vendosën peshqirë të lagur poshtë dyerve për të ndalur hyrjen e tymit. Një burrë, i shpëtuar nga zjarrfikësit tha se ishte mësuar me alarmet e shpeshta false dhe fillimisht nuk mendoi se situata ishte serioze.

“Ishte e frikshme. Isha më shumë e shqetësuar për familjen time se sa për veten”, tha Winter Thomas, e cila së bashku me familjen arriti të largohej nga kati i nëntë i ndërtesës së djegur.

Ajo thotë se ndërtesa nuk ishte e pajisur me sistemin spërkatës kundër zjarreve.

Disa banorë “nuk mundën të shpëtonin për shkak të vëllimit të tymit”, tha Komisioneri i Departamentit të Zjarrfikësve, Dan Nigro.

Stefan Ringel, një këshilltar i lartë i kryebashkiakut Eric Adams, tha se fëmijët që humbën jetën nga zjarri ishin 16 vjeç ose më të vegjël. Shumë nga banorët e ndërtesës ishin me origjinë nga vendet e Afrikës Perëndimore si Gambia, tha kryebashkiaku Adams, dhe kishte një komunitet të madh mysliman.

“Mbi 30 njerëz janë në spitale, kemi 19 të vdekur. Nëntë prej tyre janë fëmijë, kemi humbur edhe bebe”, tha kryebashkiaku Eric Adams gjatë një konference për shtyp jashtë ndërtesës së djegur.

Rreth 200 zjarrfikës shkuan në vendin e ngjarjes të dielën rreth orës 11 për të shpëtuar banorët e bllokuar dhe për të shuajtur zjarrin.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati nga Nju Jorku Chuck Schumer, falënderoi zjarrfikësit në konferencën për shtyp.

“Ata gjithmonë nxitojnë drejt rrezikut. Ata nuk shqetësohen për veten e tyre, ata thjesht ndihmojnë të tjerët”, tha senatori Schumer.

Ky është numri më i lartë i viktimave nga zjarri në qytetin e Nju Jorkut që nga viti 1990, kur po në Bronks nga zjarri në lokalin “Happy Land” humbën jetën 87 njerëz.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...