12.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Projekti 100 milionë dollarë për urat nis me Viroin, ja si është menduar projekti

Shqipëria siguroi vetëm pak kohë më parë nga mbështetje nga Banka Botërore(BB) për projektin e urave.

Me një financim 100 milionë dollarë ky projekt parashikon ndërhyrjen për rehabilitimin e urave ekzistuese apo rindërtimin në disa raste kur është e nevojshme. Autoriteti Rrugor Shqiptar(ARRSH) duket se ka nisur këtë projekt me një urë që lidh Tepelenën me Gjirokastrën dhe që njihet si ura e Viroit.

Në raste përmbytjesh e problemesh të lidhura me motin kjo urë është bërë jo pak herë pjesë e lajmeve dhe ARRSH tashmë ka hapur një fazë konsultimi ku sipas vlerësimit të ndikimit në mjedis por edhe raportit teknik parashikohet ndërtimi i një objekti të ri.

“Zona, ku propozohet të bëhet objekti, është e pozicionuar në veri në raport me qendrën e qytetit të Gjirokastrës, duke qenë një segment i rrugës nacionale Gjirokastër ‐ Tepelenë. Objekti bën pjesë në territorin e administruar nga Bashkia e Gjirokastrës.

Projekti i zbatimit parashikon që e gjithë gjurma të kalojë paralel me rrugën ekzistuese, në anë lindore të saj (nga ana e lumit Drino), duke lenë në funksionim urën ekzistuese si shëtitore panoramike përreth liqenit” thuhet në raportin teknik të publikuar nga ARRSH.

Projekti parashikon edhe kalimin nga një rrugë e kategorisë C në C2 me gjerësi të korsive 2x 3.5 metra. Nga ana tjetër kërkohet që objekti i ri të garantojë mos përmbytjen nga vërshimet e ujërave me siguri të përshtatshme për këtë kategori rruge.

Ura e Viroit është një ndër disa urat që do t’i nënshtrohen projektit të rehabilitimit apo rindërtimit që financohet nga BB dhe zbatohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Më herët në dokumentin e projektit thuhej se në njohuritë e ekspertëve të këtij institucioni, për rrjetin rrugor kombëtar, pritet që rreth 80 ura me përparësi (me një fluks trafikut prej 100 deri në 2500 mjete në ditë) dhe kanale nën rrugë do të kërkojnë ndërhyrje brenda shtatë viteve të ardhshme.

“Urat dhe kanalet nën rrugë prioritare do të jenë së pari ato me rëndësi më të lartë socio-ekonomike për shkak të vendndodhjes së tyre përgjatë korridoreve ekonomike kryesore apo që bëjnë lidhjen e popullatës në nevojë me shërbimet publike, vendet e punës apo qendrat e tregut. Së dyti do të jenë urat ku ka dobësi dhe risk për shkak të kushteve të tyre të përkeqësuar strukturore apo që ndodhen në zona që janë të përfshira herë pas here nga fatkeqësitë natyrore apo ndryshimeve klimatike. Së treti do të jenë edhe ato ura që mund të duan ndërhyrje të menjëhershme në harkun kohor të shtatë viteve kur do të jetë në zbatim projekti”, thuhej në raportin e Bankës

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...