11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Donaldi nxjerr fytyrën, i jep fund lidhjes me Beatrix, pas parashutës për Borën: “Po e kthej nga të gjitha anët, më mirë jemi vetëm”

Lidhjes pak më shumë se një mujore mes Triksës dhe Donaldit, brenda shtëpisë së Big Brother, duket se i ka ardhur fundi. Pas spektaklit të mbrëmshëm, ku Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit, që sipas saj ka qenë duke u ftohur dita ditës, të dy janë sqaruar pas prime-t dhe i kanë dhënë fund mes tyre.

Ishte Beatrix fillimisht e cila u shokua nga deklaratat që Donaldi kishte bërë me Egzonën, ku thoshte se partnerja e tij i dukej shumë fëmijë, pikërisht në ditën kur vëllai i tij i futi nga jashtë një parashutë me datën e lindjes së ish-it të tij Bora.

Gjatë sqarimit të gjatë që kanë pasur mes tyre, Donaldi është shprehur se në këtë pikë të lojës është më mirë që secili prej tyre ta vazhojë rrugëtimi i vetëm. Se çfarë e bëri ‘demin’ të ndryshonte qëndrim nga deklaratat e disa javëve më parë ku thoshte se e donte Beatrix, dhe nuk do ta lëndonte kurrë, këtë mund ta thojë vetëm ai.

Në shumicën e kohës, Donaldi është ndjerë pishman për hapin e tij të nxituar, e pikërisht tani duket se ka shfrytëzuar një moment të dobët të Beatrix, për ti dhënë edhe goditjen finale, edhe pse këngëtarja tregoi një moment pjekurie, ditën kur në shtëpinë e Big Brother fluturoi parashuta për ditëlindjen e ishit të të dashurit të saj.

“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format”, i tha Donaldi Triksës, e cila shihej e prekur nga diskutimi.

‘Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm’, thotë ai në një tjetër moment, duke vijuar me akuzat ‘më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë’.

“Nuk jam unë as robot, as klloun ja q*ifsha ropt, kam dhe unë mendjen time”, vazhdoi Donaldi.

“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj tha më tej”, Triksa.

Fjalën klloun Donaldi e përmendi edhe gjatë shoë-t, duke thënë se nuk e paguante Triksa që të qëndronte gjatë gjithë kohës me të. Deklarata e tij u kundërshtua fort edhe nga Arjola.

Ky moment i lojës, ku Donaldi po bën gjithçka për të fituar çmimin e madh, duket se e bën të pamundur vazhdimin e lidhjes që nisi me shumë pikëpyetje në formë nxitimi, dhe hakmarrje ndaj Borës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...

Kroacia ndalon telefonat në shkolla: Studimi zbulon se nxënësit i përdorin kryesisht për argëtim

0
Në Kroaci ka hyrë sot në fuqi ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme, një masë që synon të...