7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Përhapja e Omicron/ Greqia vendos zgjatjen e masave anti-COVID në fuqi për një javë

‘Sot është mbledhur Komiteti i Ekspertëve të Shëndetësisë për të shqyrtuar të dhënat më të fundit epidemiologjike të vendit. Pas kësaj mbledhjeje është vendosur edhe zgjatja e masave në fuqi për një javë’, njoftuan ekspertët.

Aktualisht në Greqi janë në fuqi këto masa:

-Restorantet  do të jenë të hapura deri në orën 12:00 pa muzikë, 6 persona për tavolinë dhe me distancë nga ndenjëset e tavolinës.

-Është i detyrueshëm përdorimi i maskës së mbrojtjes së lartë (FFP2/KN95) ose e dyfishtë në supermarkete, në transportin publik dhe ku ka mbingarkesë, si dhe nga punonjësit e restoranteve.

-Vizitë vetëm me një test PCR 48-orësh në shtëpi të të moshuarve dhe spitale.

-Në stadium numri i personave të të vaksinuar duhet të jetë deri në 10% të kapacitetit të tyre.

Greqia prej javësh ka regjistruar shifra të larta të rasteve me koronavirus nxitur edhe nga përhapja e varianteve të reja, ku më dominues duket të jetë mutacioni Omicron.

Ndërsa për shkollat, zëvendësministrja e Arsimit, Zetta Makri, siguroi se nëse do të jetë e nevojshme dhe nëse do të ketë sugjerim përkatës nga Komisioni i Ekspertëve, protokollet do të ndryshojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT