10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Vihen në pranga 3 persona në Dibër, tregëtonin naftë kontrabandë

Policia ka vënë në pranga 3 persona në Dibër pasi u kapën duke tregtuar naftë kontrabandë dhe duke shmangur detyrimet doganore.

Në pranga kanë rënë, Adil Cibaku 54 vjeç, banues në Njësia Administrative Kostriot, Bashkia Dibër,, administrator i një subjekti privat, me fushë të veprimtarisë në transport udhëtarësh.

Izet Merdini, 36 vjeç, banues në Njësia Administrative Kastriot, Bashkia Dibër, menaxher i subjektit.

Artur Lami, 32 vjeç, banues në Peshkopi, Bashkia Dibër, me punë shofer në subjektin privat.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Evazioni”
Tregtonin naftë kontrabandë dhe furnizonin automjetet e transportit të udhëtarëve, duke shmangur detyrimet doganore, vihen në pranga 3 shtetas.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër

Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga seksioni për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u finalizua operacioni policor i koduar “Evazioni”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve :
A. C., 54 vjeç, banues në Njësia Administrative Kostriot, Bashkia Dibër,, administrator i një subjekti privat, me fushë të veprimtarisë në transport udhëtarësh.

I. M., 36 vjeç, banues në Njësia Administrative Kastriot, Bashkia Dibër, menaxher i subjektit.
A. L., 32 vjeç, banues në Peshkopi, Bashkia Dibër, me punë shofer në subjektin privat.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin instaluar dy serbatorë për naftë në një automjet në përdorim të këtij subjekti dhe në mënyrë të vazhdueshme e sistematike merrnin lëndë djegëse (gazoil), në Dibër të Madhe dhe më pas e depozitonin në një depozitë nafte në afërsi të ambienteve tregtare të subjektit të tyre.

Ky subjekt duke qënë se disponon mjete të transportit të udhëtarëve nëpërmjet kësaj skeme dyshohet se kryenin kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe evazion fiskal duke shmangur detyrimet doganore të hidrokarbureve nga pika e kalimit kufitar Bllatë ku më pas u furnizonin mjetet e transportit.

Si rezultat i veprimeve hetimore si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës së këtij subjekti u gjet një depozitë e mbushur me lëndë djegëse (gazoil) në sasinë rreth 800 litra e dyshuar se është grumbulluar nga veprimtaria kriminale e kontrabandës së kryer nga personat e mësipërm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ambienteve të subjektit janë konstatuar dhe sekuestruar 10 Aparate transmetimi sinjali televiziv(Android Tv), 13 Router interneti, kuti medikamentesh, artikuj të ndryshme kancelarie, pa dokumentacionin shoqërues, si dhe automjeti në të cilin ishin të instaluar dy serbatorë të mbushura me naftë gjithsej 145 litra.
Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...