29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Meta: “Përdorimi i forcës ndaj dyerve dhe dritareve dhe ndaj protestuesve nuk jane mjete per te marre pushtetin”

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka cilësuar të gabuar dhunën në dyert apo ballkonin e selisë së Partisë Demokratike. Në konferencën e sotme, Meta ka folur për qëndrimin e tij për 8 janarin dhe ka treguar me foto atë çfarë ka ndodhur.

Sipas tij zgjidhja nuk janë as mjetet fizike dhe policeske, por e gjithë situata mund të marrë fund vetëm përmes votës së lirë.

Ai u shpreh se akuzat për infiltrimin e qëllimshëm të personave me precedent kriminal janë alarmante.

“Shumë e gabuar dhuna ndaj dyerve, por kemi parë dhe një dhunë tjetër, nga kati i dytë me shkop bejsbolli ndaj qytetarëve. Të dyja janë të rënda, të papranueshme. Kemi parë ditë përpara se të ndodhte kjo çështje, fotografi të tilla, me uniforma të zeza që postoheshin me krenari, me mburrje me pretendimin nga brenda selisë se do mbronin, se nga kush do e mbronin. Kemi dëgjuar në emision ‘live’ se nuk ka dyer të blinduara, çfarë janë këto, përse duhen (foto), në cilin vend të botës mund të shkojë situata e tillë? Kjo vjen nga mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë dhe mungesa e ballafaqimit politik.

Kemi parë që shkarkohen deputetë, kryetarë, FRPD, e gruas, të gjithë. Pala tjetër kemi parë që nuk përjashton, fton. Kemi parë përpjekje për negociata nga kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Pala tjetër thotë pse ia dorëzoni kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe pse nuk ia dorëzoni punonjësit të protokollit. Thelbi i krizës është mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë. Në rastin e PD kjo çështja e konventës është gjëja më e thjeshtë. Kryetarët e seksioneve i kanë automatikisht. Ata që votuan kur u zgjodh zotëria në qershor, të njëjtët mblidhen dhe votojnë.

“Nuk dua të bëhem palë dhe nuk kam synuar të bëhem palë në konfliktin që ka lindur në PD, por si president jam i shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit brenda partisë më të madhe opozitare që mund të ketë vetëm një zgjidhje, votën e lirë dhe respektimin shumicës e dhe garantimin e fraksioneve.,

Përdorimi i forcës ndaj dyerve dhe dritareve dhe ndaj protestuesve nuk jane mjete per te marre pushtetin.

Akuzat për infiltrimin e qëllimshëm të personave me precedent kriminal janë alarmante. Është e papranueshme, që të mohohet cdo mekanizëm zgjidhje, duke nxitur forcën dhe revoltën;

Kur të gjithë e kanë të qartë që përdorimi i dhunës nuk është mekanizëm për të marrë pushtetin, po kaq e dënueshëm është përdorimi i dhunës dhe mbajtja e godinave. Mjetet fizike dhe politike dhe policeske nuk janë zgjidhje”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...