19.5 C
Tiranë
Sunday, September 29, 2024
spot_img

Njerëzit e Ilir Metës sulmuan selinë blu/ Meta iu përgjigjet akuzave: “Presidenti nuk bën lojra të dyfishta, dënova dhunën nga të dyja palët”

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj selisë së Partisë Demokratike më 8 Janar. Përmes një konference për media, Meta iu përgjigj akuzave se persona të dërguar prej tij, ishin pjesë e protestuesve që sulmuan selinë blu.

Teksa e cilësoi si absurde një akuzë të tillë, kreu i shtetit theksoi se ditën e protestës i ka dërguar një mesazh deputetit Belind Këlliçi, ku i ka kërkuar që të mos preken makinat në oborrin e PD-së, pasi ishin vendosur aty për provokim.

“Në lidhje me pyetjen tuaj jam habitur kur kam dëgjuar deklarata të tilla, ky është reagimi zyrtar i presidentit.

“Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!

Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.

Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend”, kjo është deklrata e presidentit atë ditë, ndërkohë që kam folur me organet ligjzbatuese për të parandaluar çdo lloj incidenti.

I kërkoj falje vetëm zotërisë, Belind Këlliçi, depuetet i Partisë Demokratike, kur kam parë makinat në oborrin e PD-së. E kam marrë në telefon zotin Belind dhe i them të mos preket asnjë makinë në oborr se është provokim. “Po po”, më tha.

Në orën 11:40 i them mos humbni kontrollin paqësor të protestës. Presidenti nuk bën lojra të dyfishta është i qartë dhe është i drejtëpërdrejtë. Presidenti dënon dhunën dhe ka qenë dhunë nga të dyja anët. Sepse kemi parë dhunë të protestuesve ndaj dyerve të blinduara, shumë e gabuar, se s’ke pse e dëmton derën. Por kemi parë dhunë edhe nga zyra e katit të dytë me shkop bejzbolli kundër qytetarëve. Të dyja janë të papranueshme. Kemi parë ditë më përparab fotografi të tilla me uniforma të zeza që postoheshin me mburrje se do të mbronin selinë. Kemi dëgjuar publikisht se nuk ka pasur dyer të blinduara, pse duhen këto dhe nga se vjen kjo? Vjen nga mungesa për të bërë ballafaqim demokratik në një forcë politike.

Është e qartë që thelbi i krizës ëshët mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë. Në rastin e Kuvendit Kombëtar është e thjeshtë se ata i kanë delegatët e njejtë me ata që votuan në qershor. As mjetet fizike, as mjetet policeske, as trupat paramilitare, as varetë nuk e zgjidhin këtë situatë”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT