17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Zero çështje për Presidentin e Republikës në Gjykatën Kushtetuese dhe kudo”/ Meta: Gjykata aq këllqe kishte!

Ilir Meta deklaroi se ka zero çështje për Presidentin e Republikës në Gjykatën Kushtetuese dhe kudo, duke e përsëritur. Kreu i Shtetit e cilësoi të stisur dhe të mirëorganizuar situatën në selinë e PD dhe tha se duan të largojnë vëmendjen nga çështje të tjera.

“Ka zero çështje lidhur me presidentin Meta. Unë nuk thashë se do të fillojmë hetim disiplinor se nuk dha vendim gjykata. Gjykata aq këllqe kishte. Nuk është ky problem im. Unë kam pritur të bëhen zgjedhje në të gjithë Shqipërinë, të kemi Këshilli pluralistë dhe ta lëmë pas këtë njollë të shëmtuar. 

Ata bënë zgjedhjen e tyre është cështje e tyre unë tani jam i detyruar se kam pritur vendimin e GJK, edhe ata që vendosën kusht kanë pritur të bëhen zgjedhje në gjithë Shqipërinë me kandidatë alternativë, të fitojë kush të dojë e të lëmë pas këtë njollë të shëmtuar, tani gjykata tha s’dua të shprehem për thelbin e kësaj cështje, e ke të pamudur të shprehesh e kuptoj por procedurat si gjykatë do i bësh, nëse kërkon pyetje shoqta e bashkive pyetje do e cosh nëse s’do të përgjigjet Venecia le ta mbajë Venecia.

Ky rast i prek të gjithë . Nuk ka asnjë Këshilltar në të gjithë Shqipërisë të opozitës. Zero  çështje për Ilir Metën në Gjykatë Kushtetuese. Edhe për statutin e PD gjykata duhet të ishte shprehur me kohë. Policia bëri mirë që ndërhyri. Këlliçi i kanë vjedhur pajisjet personale, a na ka thënë gjë policia. Ne  duam një shtet që të jetë i drejtë me të tërë. PD dhe PS t’i zgjidhin vetë punë e tyre. I gjithë ky tension artificial është urrejtje ndaj votës së lirë. Dhe kështu nuk mund të kemi as shtet të drejtë dhe asnjë opozitë më të besueshme’, tha Meta.

“Zero çështje për Presidentin e Republikës në Gjykatën Kushtetuese dhe kudo. zero, zero, zero. Ata që duan të spostojnë vëmendjen nga çështje të tjera. Vota e lirë. Ilir Meta nuk ka ndërmend që për karrigen e pres të thërrasë popullin shqiptar ama për të mbrojtur votën e lirë, për të zbardhur aferat kriminale qindra miliona euro. Ato që ndodhin tek selia janë përpjekje të stisura, të mirëorganizuara për të larguar vëmendjen.

Kështu që asnjë shqetësim për atë çështje. Në qoftë se do kishte thënë Gjykata që dekretet e presidentit ishin antikushtetuese do shkonim në Gjykatat europiane, jo vetëm për të mbrojtur qytetarët shqiptarë, por dhe ata europianë se përbën precedent. Unë nuk mund të rri, Durrësi, probleme shumë të mëdha dhe qytete të tjera me probleme, nuk mund të rri indiferent.

30 40 50 vitet e ardhshme këtu me keni. Do të jem në krye të të gjitha përpjekjeve për vendosjen e sovranitetit përtej dallimeve  ideologjike, tha Meta.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...