25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

“Berisha i bashkuar me Ramën, duan të dobësojnë opozitën”/ Basha: “Demokratët i kanë dhënë përgjigjen e merituar”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar thirrjen e Sali Berishës për të vijuar revolucionin të dielën në qytetin e Shkodrës.

Basha u shpreh se thirrjeve të Berishës demokratët i kanë dhënë përgjigje.

“Është e qartë që thirrjeve të zotit Berisha demokratët e vërtetë i kanë dhënë përgjigjen e merituar. Janë thirrje për të përçarë demokratët dhe për  të ndihmuar Edi Ramën. Ne do jemi në terren pranë demokratëve dhe në proces përgatitje që të forcojmë aleancën me shqiptarët dhe të mundësojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sali Berisha është i gatshëm të bëj gjithçka dhe në këtë qëllim është i bashkuar me Edi Ramën. Duan të ngrenë një bunker anti-amerikan, ata për ne janë e shkuara”, tha Basha.

Si i konsideroni veprimet e Policisë së Shtetit dhe me çfarë argumenti do e kërkoni votën e demokratëve te cilët i sulmuat?

“Për veprimet e policisë, i qëndroj fjalës së Sekretarit të Përgjithshëm dhe demokratët janë të bashkuar në qëllim. Sado të merreni me detaje ju siguroj që demokratët ndajnë një qëllim, largimin e Edi Ramës që përmes masakrës zgjedhore ka prodhuar korrupsion, varfëri. Berisha ngaqë është shpallur non  grata thotë më mirë mos të ketë PD dhe ka bërë të qartë që  në këtë qëllim është i bashkuar me Edi Ramën. Duan të dobësojnë opozitën. Këta duhet të jenë e shkuara, në mendjen time janë e shkuara, në mendjet tona janë hallet e shqiptarëve. Kjo është përplasja. Një pakicë që do ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe një shumicë që po pret zgjidhje

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...