12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rama tregon pse iu fut politikës: “S’doja të merresha me politikë, doja të merresha me art, por ja që politika merrej me mua”

Kryeministri Edi Rama iu ka dhënë sot të rinjve të FRESSH mesazhe për t’u angazhuar dhe përfshirë në politikë. Duke e nisur me Platonin, Aristotelin, Rama foli për etiketimin që i bëhet politikës sot dhe deklaroi se politika nuk duhet lënë të bëhet monopol i politikanëve.

“Ndryshimi politik në Shqipëri nuk do kishte ndodhur kurrë po të mos ishin ngatërruar me politikë se kështu thuhej atëherë disa pedagogë dhe studentë. Nuk do kishte pasur lëvizje demokratike dhe as pluralizëm demokratik në Shqipëri. Unë isha në atë kohë njëri nga ata, jepja mësim në Akademinë e Arteve. Nuk kisha asnjë ambicie politike atëherë dhe kur u vendos pluralizmi, u krijua PD, u hapën rrugët e karrierave në politikë, mua më mjaftoi liria e fituar dhe vazhdova jetën time krijuese si artist.

Me politikën vazhdova të merresha si qytetar i thjeshtë, por përse u ngatërrova unë atë kohë me politikë kur nuk kisha ambicie politikë dhe të merreshe me politikë mund të sillte belara sepse ishte politika shkaku i kufizimeve të mia të tmerrshme si artist. Ato kufizime nuk ishin tmerr vetëm për mua, por për gjithë bashkësinë në Akademinë e Arteve. Si mund t’i hapja lirisht librat e ndaluar. Unë s’doja të merresha me politikë, doja të merresha me art, por ja që politika merrej me mua, me artin tim. Sensi i politikës është liria”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se politika i përmbledh të tëra diskutimet, mendimet, veprimet mbi problemet që duhen zgjidhur dhe që kanë të bëjnë me një komunitet njerëzish.

“Ju që keni ardhur sot me siguri që e dëgjoni shumë shesh në mjedisin tuaj fjalën politikë. E dëgjoni si refuzim për t’u marrë me politikë, apo për të folur për politikanët. ‘Nuk dua të flas për politikën’, ‘politikanët janë të gjithë pisa’, por a është e vërtetë se politika është sinonim i pisllëkut? Politika konsiderohej në ato kohëra si themeltare për njerëzimin, si përmasa natyrale e njeriut. Siç do të ishte njeriu pa shpirtin, ashtu do të ishin dhe njerëzit pa bashkësinë e tyre politike.

Përpara se politika të lindte njerëzit nuk jepnin dhe nuk merrnin dot me njeri-tjetrin. Politika i përmbledh të tëra diskutimet, mendimet, veprimet mbi problemet që duhen zgjidhur dhe që kanë të bëjnë me një komunitet njerëzish.

Aristoteli ka thënë se politika është ajo që e dallon njeriun nga gjallesat e tjera. Njeriu është e vetmja kafshë politike, të gjitha kafshët e tjera janë thjesht kafshë. Politika ekziston përpara demokracisë, përpara transformimit të shteteve.

Sa më pak njerëzit të merren me politikën aq më shumë ndërhyrjet e saj në jetën e tyre mund të kenë ndikime negative. Gabojnë që e lidhin politikën e mediat. Kujtojnë se të merresh me politikë duhet të jesh medoemos njëri prej atyre që sheh në televizor, në rrjetet sociale.

Rënia në pikiatë e interesit të njerëzve për politikën, përkon me periudhën kur si më shumë se asnjëherë më parë janë zgjeruar mundësitë për përfshirjen, përkon dhe me një rritje dramatike të nevojës së njerëzimit, të komunitetit për politikën.”, tha Rama

Ai theksoi se politika mbetet e patjetërsueshme dhe e pazëvendësueshme për bashkëjetesën mes njerëzve.

“Të flasësh për anën e mirë të politikës, në jetën e shoqërisë njerëzore, të thuash që politika nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, rrezikon të shikohesh si predikues në shkretëtirë, apo dhe më keq si provokator. Politika nuk duhet lënë në duart e të tjerëve si kopili në derën e të tjerëve sepse sado të duash të mos merresh me të ajo merret me ty, vendos për ty. Politikanët janë pjesë e politikës, por politika nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që të bëhet monopol i politikanëve”, deklaroi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pronari i ONIMA, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjestit:”Do të një konferencë për...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, pronari i kompanisë ONIMA, Erkand Shabani, ka reaguar për herë të parë publikisht për...

Arrestohet një 20-vjeçar shqiptar në Bruksel me 22.5 kg kanabis të sjell nga Bangkok

0
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin e Bruksel pasi u kap me 22.5 kilogramë kanabis në valixhen e tij. I riu sapo kishte...

Juela ndërpret përqafimin mes Rogertit dhe Nikolës, gazetari Elton Tozaj:”Ja xhelozia”

0
Një nga momentet më të forta dhe emocionuese së fundmi në Big Brother VIP ishte ribashkimi i Rogerti me vëllain e tij pas katër...

Pronari i Onima, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjesti: “Veprim kriminal brenda zyrave,...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, pronari i kompanisë Onima, Erkand Shabani, ka dalë për herë të parë publikisht për të sqaruar incidentin që...

Arrestohet “El Pepe”, i dyshuari kyç në operacionin që çoi në vdekjen e “El...

0
Autoritetet në Meksikë kanë arrestuar një të dyshuar për trafik droge që dyshohet se luajti një rol të rëndësishëm në operacionin që çoi në...