14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Ndarja nga jeta e ish-futbollistit shkodran Ramazan Ragani/ Presidenti Meta: “Njeriu që vendosi rekord në historinë dhe që ndryshpoi rregulloren e UEFA-s”

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në homazhet e zhvilluara ditën e sotme për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit shkodran Ramazan Ragani.

Në një prononcim për mediat, Kreu i Shtetit shprehet se Ragani do të kujtohet si një emër i madh për kontributin që ka dhënë për futbollin shqiptar.

“Nuk mund të mos vija në Shkodër për t’i dhënë lamtumirën një futbollisti legjendë. NJë emër që bëri historinë siç ishte Ramazan Ragani. Sa herë të kujtojmë atë barazim historik me Gjermaninë në vitin 67’ që skualifikoi nënkampionët e botës, do kujtojmë Ramazan Raganin. Sa herë të kujtojmë arritjet më të mëdha të futbollit tonë, në mënyrë të veçantë kualifikimin e shpresës sonë në vitin 83, në 8 më të mirat e Europës, pasi skualifikoi dhe ajo Gjermaninë, do kujtojmë arkitektin e  atij ekipi që ishte Ramazan Ragani.

Jam i bindur që të gjithë do ta kujtojmë gjithmonë, njeriun që vendosi rekord në historinë dhe që ndryshpoi rregulloren e UEFA-s, Ramazan Raganin që ngriti kupën pasi goditi 7 herë nga pika e 11 metërshit dhe shënoi të shtatën herë. Njeri me kontribute të jashtëzakonshme për futbollin shkodran dhe shqiptarë. Ngushëllime më të sinqerta dhe të ndjera jo vetëm familjarëve, por bashkëpunëtorëve dhe komunitetit shkodran. Ramazan Ragani nuk ishte vetëm një kampion i zakonshëm në fushën e blertë, por kampion si qytetar në jetën e përditshme” – deklaroi Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ivi Kaso: Vendimi për garën në PD i qartë, Sali Berisha i vetmi i...

0
Deputeti demokrat Ivi Kaso ka sqaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike se është miratuar vendimi i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të...

Aksident në Lum të Vlorës: automjeti del nga rruga, shoferi shpëton me lëndime të...

0
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal...

Konispol: arrestohet 2 vite pas 43-vjeçari i dënuar për vrasjen e të atit pasi...

0
Policia e Sarandës ka vënë në pranga 43-vjeçarin Klementin Islamaj, nga fshati Shalës në Konispol, i cili ishte shpallur në kërkim pas një vendimi...

Rumania në krizë politike: negociata të gjata për qeverinë e re pas mocionit të...

0
Rumania pritet të hyjë në një periudhë të zgjatur pasigurie politike, pas mocionit të mosbesimit që rrëzoi qeverinë aktuale, duke hapur një proces kompleks...

Policia nis verifikimet pas videos së avokatit për ndërhyrje të pretenduar dhe dhunë ndaj...

0
Autoritetet kanë reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje nga shtetasi Arben Llangozi, me profesion avokat, ku ngrihen akuza të rënda ndaj...