Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë sot në një takim me demokratët e Fierit ndërsa ish kryeministri Sali Berisha me demokratët në Shkodër.
Të dy mbajtën fjalim e në të cilat kisht akuza të ndërsjellta ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë muajt e fundit. Ndërsa ajo që ishte interesante ishte fakti se të dy mbyllën takimin në të njëjtën kohë.
Në fjalimet e tyre kishte diçka të përbashkët, paralajmërimin e bërë se këto takime ishin vetëm takime hapëse dhe se do të kishte shumë të tjera me demokratët në rrethe të ndryshme të vendit.