6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e hënë, 17 Janar 2022

Dashi

Kjo ditë parashikohet të jetë mjaft interesante, ku do të bëni të mundur vënien në jetë të një projekti. Mund të përballeni me mundësi vërtetë të frytshme. Shfrytëzojeni sa më mirë këtë ditë, pasi do të jeni të mbushur me energji. Kjo ditë është e duhura për të rigjetur qetësinë që ju ka munguar.

Demi

Do të jeni të lodhur, nervoz, por mbi të gjitha të përfshirë nga ankthi, për shkak të
problemeve fizike dhe ekonomike të cilat kanë lënë shenjë tek ju. Shumë zgjedhje të bëra kohëve të fundit, ju kanë vendosur në vështirësi. Ka ardhur momenti që të gjeni ekuilibrin, ku ndikimi i Saturnit dhe Venusit do ju ndihmojë.

Binjakët

Jeni në pritje të kohëve më të mira! Hëna do të prekë shenjën tuaj duke iu dhënë forcë dhe rikuperim, por kjo gjë nuk vlen për financat, ndaj duhet të tregoheni më të matur. Gjatë kësaj të hëne mund të gjeni qetësinë me rrethin tuaj miqësor.

Gaforrja

Jeni të përhumbur në mendime, por gjatë kësaj dite gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur. Nëse keni disa çështje të lëna pezull ka ardhur momenti që ti çoni përpara. Ndjenjat parashikohen mjaft të favorizuara, ku parashikohet të ketë zhvillime interesante.

Luani

Do të jeni të fortë dhe tërheqës dhe kjo gjë për shkak se keni qëndruar gjatë vetëm. Do të jeni të dominuar nga një krenari e tepruar e cila shpesh ju krijon armiqësi ndaj bëni kujdes. Parashikohen zhvillime në fushën e ndjenjave dhe lidhje të reja.

Virgjëresha

Kjo ditë nuk do të jetë në ritmin e duhur, por mbani parasysh se çdo gjë do të shkojë mirë në fund. Sa i takon ndjenjave parashikohen luhatje të mëdha, për shkak të problemeve me personin që keni në krahë. Do të duhen të kalojnë ditë, para se të vijë momenti i rikuperimit.

Peshorja

Parashikohet një ditë interesante e cila premton shumë. Do të gjeni harmoni në raport me personat që ju rrethojnë dhe në të njëjtën kohë, udhëtimet do të jenë mjaft të favorshme. Nëse në dashuri ka momente tensioni, është mirë që të përballeni.

Akrepi

Po rigjeni një energji të mirë, e cila do të favorizojë shumë sektorin e dashurisë. Me të lindurit në shenjën e bricjapit apo virgjëreshës, do të keni një tërheqje speciale.
Mundohuni që të kaloni më shumë kohë me njeriun tuaj të zemrës.

Shigjetari

Kjo ditë do të ketë shumë rëndësi për ju, për të kuptuar më mirë gjërat që kanë më shumë rëndësi. Duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm lidhur me raportet konfliktuale dhe e tension, pasi do të keni vështirësi në menaxhim. Mundohuni që ti mbani emocionet nën kontroll.

Bricjapi

Ndikimi i Uranit do të jetë mjaft i favorshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke
favorizuar zyrtarizimin e lidhjeve të reja, apo projektet që kanë të bëjnë me punën. Nëse ka diçka që dëshironi ta thoni, bëjeni dhe do të ndiheni më mirë.

Ujori

Jeni në kërkim të rikuperimit të terrenit, pasi nuk dini se ku të pozicionoheni. Ka ardhur momenti që të relaksoheni. Do të përfshiheni në një aktivitet të rëndësishëm, por tashmë është e rëndësishme që të gjeni qetësinë për tu përballur me problemet më urgjente.

Peshqit

Kush nga të lindurit e kësaj shenje kohëve të fundit ka përjetuar një krizë dashurie,
gjatë kësaj dite do të gjendet vërtetë në konflikt. Bëni kujdes që të mos hakmerreni në mënyrën e gabuar! Sa i takon punës, parashikohet një përmirësim i lehtë i situatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...