17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Sindikata e mësuesve njfton protestë në Tiranë,regjistrat një nga arsyet kryesore

Mosardhja e regjistrat në shkolla deri në gjysmë të vitit ka qenë “pika që derdhi kupën” e arsimtarëve të Tiranës, që ankohen vazhdimisht për kushtet e mësimit.

Për këtë shkak, ata lajmëruan këtë mesjavë një grevë prej një ore, duke abandonuar orën e parë të mësimit në çdo shkollë, ndërsa pas një jave protestë përpara zyrave të Ministrisë së Arsimit.

“Mësuesit e Tiranës bëhen gati të protestojnë për regjistrat, kushtet minimale të punës, pagat e pamjaftueshme. Javës që vjen (këtë javë) të mërkurën, protestë në çdo shkollë të Tiranës. Të pezullohet ora e parë e mësimit, 45 minuta. Mësuesi qëndron përpara klasës, por nuk zhvillon mësim. E mërkurë, 26 janar, ora 14:30, protestë përpara Zyrës Arsimore, Tiranë”, citohet në njoftimin e sindikatës së pavarur të arsimit shqiptar, dega Tiranë, që fton dhe inkurajon të gjithë mësuesit e kryeqytetit të bashkohen në revoltë, shkruan panorama.

Me sa duket, kjo rezultoi një lëvizje jo e mirëmenduar nga ana e SPASH-it, Tiranë. Disa orë më vonë, njoftoi vendimin për t’u tërhequr përkohësisht nga protesta.

“Njoftohen të gjithë këshillat sindikale të SPA-së të shkollave të ZVA-së Tiranë se vendimi lidhur me fillimin e aksionit sindikal të njoftuar për datën 19 janar, do të merret në ditët në vazhdim pas mbledhjes së KKAP-së ku do të diskutohen nga përfaqësuesit tanë të aleancës sindikale edhe problemet e ngritura nga SPA-ja dega Tiranë. Takimi me të gjithë kryetarët e SPA-së së shkollave të ZVA-së Tiranë do të realizohet së shpejti(drejtpërdrejtë ose online) për marrjen e një vendimi për vazhdimin e lëvizjes sindikale”.

PROBLEMATIKAT
Nuk janë vetëm regjistrat, pagat e ulëta dhe kushtet e punës ato që mundojnë së shumti mësuesit e kryeqytetit. Janë shumë më tepër së aq.

“Përveç regjistrave që duhet të jenë fizikisht në shkolla, pavarësisht përpjekjeve për regjistrat elektronikë, kemi problematika me transportin e mësuesve, veçanërisht në zyrat e reja arsimore, pagesat e vonuara të mësuesve për shkak të problemeve me fonde, orët suplementare, mësimi plotësues i papaguar, korrigjimin e provimeve të 9- vjeçares e të tjera”, nënvizon zëvendëspresidenti i sindikatës së pavarur të arsimit shqiptar, Isa Hallili.
Të gjithë këto do të adresohen në mbledhjen e të mërkurës të këshillit kombëtar të arsimit, ku veç të tjerash, do t’i kërkohet Ministrisë së Arsimit të dëgjojë sindikatat në një takim të veçantë.

Listës së problematikave i është shtuar së fundmi edhe mbulimi i orëve mësimore për shkak të infektimit të shumë mësuesve me COVID-19.

Ndryshe nga viti i kaluar, sivjet nuk është vënë në dispozicion një fond i veçantë për mësimdhënien gjatë pandemisë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...