10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Arrestohet i akuzuari për disa krime, i riu kishte dalë për xhiro në zonën e “Xhamllikut”

Policia e Tiranës ka pikasur dhe më pas ka shoqëruar për në ambientet e kësaj drejtorie një prej emrave më të njohur të skedave kriminale të hartuara prej tyre në vendin tonë.

Sipas të dhënave, në zonën e Xhamllikut, teksa ecte në rrugë i vetëm, një grup i oficerëve të Policisë Kriminale kanë bërë të mundur ndalimin dhe më pas prangosjen e një personi, që sipas tyre, rezultonte të ishte në arrest shtëpie.

Pas prangosjes është mësuar se bëhej fjalë për Hektor Xheçukën, të riun e akuzuar për një sërë aktesh, por që rezulton të jetë nën masën e sigurisë së arrestit shtëpiak për një ngjarje të rëndë të shënuar në zonën e Matit në korrikun e vitit 2020.

Grupet e vëzhgimit që gjenden në gatishmëri prej më shumë se 24 orësh kanë pikasur Xheçukën dhe më pas kanë kërkuar edhe ndalimin e tij.
Sipas një burimi policor,ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e thyerjes së asaj mase nga ana e të pandehurit, por prej faktit që ai nuk ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të Policisë ende nuk dihet se çfarë mase mund të merret për të.

PO KUSH ËSHTË HEKTOR XHEÇUKA?
I prangosuri Hektor Xheçuka njihet me emrin Tori Xheçuka. Ai është i dyshuar si pjesëmarrës në disa ngjarje të rënda kriminale, por rasti më i fundit është shënuar në zonën e Matit, pasi Policia pretendoi se ai kishte tentuar të vriste një person, ngjarje që daton 6 korrikun e dy viteve më parë.

Policia e shpalli në kërkim për atë ngjarje matjanin që jeton në Kamzë, pas dëshmisë së të plagosurit nga ana e tij. Ai dëshmoi se Xheçuka e kishte plagosur në ambientet e jashtme të një restoranti ku po flisnin për një ngjarje të rëndë që i kishte ndodhur vëllait të Xheçukës.

Sipas të dhënave policore, u mësua se personi i plagosur në Mat ishte Enrik Metra, një 28- vjeçar që arriti t’i mbijetonte atij sulmi me armë.

Më pas u tha se Xheçuka u mor i pandehur nga Prokuroria e Matit për akuzën e “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Së bashku me të, Prokuroria mori të pandehur dhe Saimir Klosin dhe Xherdi Porjen, që të dy për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Hektor Xheçuka është arrestuar dhe më pas liruar për vrasjen e Emiljano Boçit, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2018 në Tiranë, një akt për të cilin Xheçuka është liruar pasi Prokuroria nuk mundi ta bindte Gjykatën se kishte prova për fajësimin e tij.
Përveç Hektorit, probleme me drejtësinë ka edhe vëllai i tij, Elsoni, i cili tashmë është i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur në shkurt 2021 në Fier.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...