18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Erdogan në parlamentin e Shqipërisë/ Nikolla: “Një mik në ditë të mira, por edhe një mik i vyer në ditë të vështira”

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla i ka uruar mirëseardhjen Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, i cili mbajti një fjalim në seancën e sotme plenare që është seanca e parë e sesionit të ri 2022.

Nikolla e cilësoi Erdogan një mik në ditë të mira, por edhe një mik i vyer në ditë të vështira. Sipas Nikollës, Shqipëria dhe Turqia janë partnerë të besueshëm në NATO dhe në përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin, sigurinë, fqinjësinë e mirë, paqen, stabilitetin në rajon, kontinent e më gjerë.

“Kam kënaqësinë t’i uroj mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë Shkëlqesisë së Tij, Zotit Rexhep Taip Erdogan, President i Republikës së Turqisë.

Presidenti Erdogan është një mik i nderuar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.
Një mik në ditë të mira, por edhe një mik i vyer në ditë të vështira.

Presidenti Erdogan, para se të vinte në këtë sallë, ishte sot mes banorëve të Kurbinit, në qytetin e Laçit, për të inauguruar dhe dorëzuar familjeve të dëmtuara nga tërmeti 522 apartamentet e ndërtuara me financime të Qeverisë së Turqisë, një bllok i ri banimi, një xhevahir urban, i ndërtuar me financime të Qeverisë së Turqisë.

Ky kontribut i çmuar nuk është i vetmi. Spitali rajonal i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, dhe që ka nisur prej muajsh t’u shërbejë qytetarëve të Fierit e më gjerë, është një tjetër dhuratë e Turqisë mike dhe e Presidentit mik Erdogan.
Solidarizimi e mbështetja në ditët e vështira të tërmetit dhe të pandemisë reflektojnë më së miri marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis popujve tanë.

Por marrëdhëniet tona nuk janë thjesht vëllazërore, solidare e njerëzore. Të dy vendet tona nuk i lidh vetëm humanizmi dhe përballimi bashkarisht i vështirësive.
Shqipëria dhe Turqia janë partnerë të besueshëm në NATO dhe në përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin, sigurinë, fqinjësinë e mirë, paqen, stabilitetin në rajon, kontinent e më gjerë.

‘Deklarata e Përbashkët Politike’ i ngriti marrëdhëniet dypalëshe në nivelin e partneritetit strategjik dhe hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet midis vendeve tona.
Në këto zhvillime është, padyshim, kontributi politik dhe personal i Presidentit Erdogan, për të cilën gjej rastin të shpreh mirënjohjen e thellë të Kuvendit të Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Goditet skema ‘Stolen Gold’ – 2 milionë euro ar e argjend të kontrabanduar nga...

0
Një operacion policor i koduar “Stolen Gold” ka çmontuar një rrjet të dyshuar të trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë të vjedhura jashtë...

“500 mijë euro në kriptomonedha?”/ Zhdukja e Englant Koçit, pista e hetimit zhvendoset te...

0
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zhdukjen e Englant Koçi, për të cilin autoritetet dyshojnë se mund të jetë viktimë e një...

“I maskuar në beach bar në Borsh”/ Arrestohet Moisi Habilaj gjatë operacionit të Policisë...

0
Një operacion i Policisë së Shtetit ka përfunduar me arrestimin e Moisi Habilaj, i cili u ndalua mbrëmjen e sotme në zonën e Borshit. Sipas...

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...