36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Erdogan: “Deri muajin e Ramazanit të kemi zgjidhur problemin e Xhamisë Namasgjasë”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, gjatë fjalës së tij, në inaugurimin e restaurimit të Xhamisë Et’hem Beu në Tiranë, tha se investimet e shtetit turk, në drejtim të vendit tonë nuk do të mungojnë. Ai përmendi pasojat që lanë pas dy tërmetet e 2019 dhe ndihmat që janë dhënë nga Turqia.

Erdogan theksoi se deri më tani janë ndërtuar 546 vepra konkrete në të gjithë vendin, ndërkohë që për sa i përket xhamisë së Namazgjasë tha se shpreson të zgjidhen problemet për hapjen e saj deri në muajin e Ramazanit.

“Lavdi zotit sot, kjo vepër unike në stilin më të përhapur në Ballkan, me stil shumëngjyrëshe është një nga strukturat më të dalluara. Është një vepër që pasqyron, reflekton nga breza dhe tradita e arkitekturave dhe metodave që janë përdorur deri ditën e sotme. Investimet e bëra do i japin pamje fantastike për këdo që e shikon këtë xhami.

Ne i japim përparësi mirëmbajtjes së këtyre monumenteve dhe kontribuojmë me zhvillimin e Shqipërisë. Shpresoj me zemër që tani e tutje dot ë vijojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve tonë shqiptarë. Deri muajin e Ramazanit të kemi zgjidhur problemin e Xhamisë Namasgjasë.

I ndodhur brenda këtyre ndjenjave dhe mendimeve, me rastin e kësaj ceremonie me hapjen e xhamisë së Et’hem behut, them se do të sjellë dobi, qoftë e hajrit dhe e gëzofshit! Pasi të hapet xhamia, lutjet e ibadetet të pranohen te i madhi Zot! E lus zotin tim të mos na lënë pa fe, pa xhami, pa minare, pa ujë e ajër. Me respekt e dashuri për të gjithë ju që na dëgjuat deri më tani”, tha Erdogan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...