17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

A mjaftojnë 3 doza vaksinë apo do të duhej dhe një dozë e katërt.Ja çfarë thonë ekspertët

Raportimet e hershme sugjerojnë se dy dozat standarde të vaksinës COVID-19 mund të mos ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme kundër infeksionit me variantin Omicron.

Kjo gjë ka përshpejtuar përhapjen e vaksinave përforcuesve në shumë vende të botës dhe prodhuesit e vaksinave kanë njoftuar se po punojnë për vaksina specifike të varianteve.

Edhe pse domosdoshmëria e tre dozave po bëhet e dukshme, nuk është shumë e qartë se sa zgjat kjo mbrojtje.

A do të nevoitet një dozë e katërt për të luftuar këtë? AgroWeb.org ju fton të zbuloni se çfarë mendojnë ekspertët për këtë mundësi.

Një dozë e katërt, më shpejt nga sa pritej?
CEO i Pfizer, Albert Bourla, tha në një deklaratë se një dozë e katërt mund të jetë e nevojshme.

Kjo pasi kërkimet paraprake treguan se varianti Omicron mund të dëmtojë antitrupat e krijuar nga vaksina COVID-19.

“Me Omicron duhet të presim dhe të shohim sepse kemi shumë pak informacion. Një dozë e e katërt mund të na duhet së shpejti”, u shpreh ai.

Pavarësisht këtyre komenteve, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk ka vendosur të miratojë një përhapje globale të vaksinave përforcuese.

OBSH ka sinjalizuar se nevojiten më shumë të dhëna përpara se të merret një vendim i tillë.

Një tjetër temë që po diskutohet është ajo e shkurtimit të intervaleve ndërmjet dozës së dytë dhe injeksioneve përforcuese.

Por disa specialistë për sëmundjet infektive thanë se kërkimet tregojnë se kjo nuk do të sjellë edhe aq përfitime.

A mjaftojnë 3 doza kundër Omicron?
Për momentin, nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të thënë përfundimisht nëse është apo jo e nevojshme një dozë të katërt.

Megjithatë, një numër në rritje i raporteve po tregojnë se tre doza do të jenë vendimtare për Omicron.

Hulumtimet e fundit nga Oksford, treguan se vetëm dy doza të vaksinave AstraZeneca ose Pfizer nuk ofronin mjaftueshëm mbrojtje kundër Omicron-it.

Megjithatë, dy dozat e vaksianve mRNA po mbrojnë ende njerëzit me variantin Omicron nga komplikacionet e rënda dhe nga shtrimi në spital.

Të dhënat e mëparshme nga Pfizer kanë treguar se marrja e një doze përforcuese rrit ndjeshëm antitrupat, duke e ofruar të njëjtën mbrojtje që ofronin vetëm dy doza kundër Deltës.

Në mënyrë të ngjashme, një studim izraelit dhe një analizë e hershme nga Mbretëria e Bashkuar zbuluan se një dozë e tretë ofronte mbrojtje 100-fish kundër Omicron.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, ekspertët thonë se një dozë e katërt mund të jetë e pajustifikuar.

Ndërsa një dozë e tretë do të ndihmojë në rritjen e mbrojtjes ndaj variantit të ri.

Dhe nëse është kështu, ka të ngjarë që të mos kemi nevojë për një vaksinë specifike për Omicron.

Por ekspertët theksojnë se ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të marrë një vendim përfundimtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...