28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Policia Identifikon njërin prej autorëve të tentativës së vjedhjes me armë.

Më datë 25.10.2020, rreth orës 20:00, në fshatin Haderaj, Selenic, dy persona kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit F.Ç, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës dhe janë larguar me një automjet Benz.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë janë vënë nē ndjekje të autorëve të cilët kanë braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira janë larguar ku vijon krehja e zonës për kapjen e tyre.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dytë.

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selenicë, ku 4 persona të veshur si policë tentuan që të vjedhin një banesë.Vëllezërit Caushaj thonë se njërin prej grabitësve e kanë njohur, pasi është banorë i zonës, ndërsa të tjerët kanë qenë shokë të tij. Të dielën grabitësit kanë shkuar me armë, dhe i kanë terrorizuar duke u thënë se ishin Policia e Shtetit, dhe me armë kanë hyrë për të kontrolluar në banesë, duke shkaktuar frikë te familjarët.Pasi janë ndjekur nga një prej familjarëve ,makina e grabitësve ka rënë në një humnerë .Familjarët kanë njohur njërin prej personave .

opennews.al (foto e makinës se grabitësve)

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...