Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën dytësore të Manzës.
Mësohet se ditën e sotme ka ndërruar jetë në spital edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi, i cili kishte mbetur i plagosur rëndë gjatë përplasjes.
I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë pas disa ditësh nën kujdesin e mjekëve.
Humbja e tij e çon në katër bilancin e viktimave të kësaj tragjedie që tronditi opinionin publik.
Nga aksidenti fatal humbën jetën më herët edhe 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugnatelli, si dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.
Ndërkohë, grupi hetimor dhe autoritetet vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në përplasjen tragjike.





