25.5 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u arrestua në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni të Athinës.

Sipas mediave greke, Allmuca kishte pasur më herët probleme me drejtësinë edhe në Shqipëri. Në vitin 2016, ai ishte arrestuar në Tiranë pas një denoncimi për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj bashkëshortes së tij, kundër vullnetit të saj.

Ndaj tij ishte ngritur gjithashtu një padi për përndjekje.

Të dhënat për të kaluarën e 48-vjeçarit janë bërë publike pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Athinë, ku partnerja e tij shqiptare u gjet e vrarë.

Hetimet për ngjarjen në Greqi vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes dhe për të dokumentuar marrëdhënien mes viktimës dhe autorit të dyshuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...

Theu “Arrestin në shtëpi” dhe grabiti 5 biznese, 23-vjeçari vihet në pranga/ Dy operacione...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar në 24 orët e fundit dy operacione të koduara “HIJA” dhe “REACTION”, duke zbardhur gjashtë raste vjedhjesh dhe duke...