25.5 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve në Tiranë

Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke u punësuar si sanitare dhe më pas duke zëvendësuar sendet e tyre me vlerë me bizhuteri false.

Sipas dëshmive të disa familjeve, gruaja është prezantuar me emra dhe të dhëna të ndryshme, por dyshohet se ka përdorur të njëjtën skemë në raste të ndryshme.

Një prej denoncuesve tregon se gruaja, e prezantuar si “Diana”, 37 vjeçe, nisi punë më 10 korrik 2026. Vetëm dy ditë më vonë, familja konstatoi se një byzylyk me diamante ishte zëvendësuar me një tjetër metalik, me pamje identike me origjinalin.

Një tjetër familje pretendon se gruaja i ka zëvendësuar një orë “Cartier” me një kopje, ndërsa dyshohet se ka marrë edhe një unazë të së njëjtës markë.

Sipas denoncueses, rasti është referuar në polici, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.

Një tjetër grua ka rrëfyer se zonja në fjalë i ka marrë një orë që e kishte marrë dhuratë për lindjen e vajzës. Ajo thotë se ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr. 1 që në qershor të vitit të kaluar, por sipas saj ende nuk ka pasur një zgjidhje për rastin.

Rasti më i rëndë i raportuar është ai i një familjeje me një fëmijë të porsalindur. Sipas familjarëve, gruaja u punësua si sanitare dhe, ditën e dytë të punës, dyshohet se zëvendësoi një pjesë të sendeve prej ari me bizhuteri false.

Familjarët e kuptuan vjedhjen pasi u kthyen më herët në banesë dhe njoftuan policinë. Sipas dëshmisë së tyre, gruaja më pas pranoi se i kishte fshehur sendet e vjedhura në trup dhe i dorëzoi ato.

Dëshmitë e bëra publike janë pretendime të familjeve denoncuese dhe nuk përbëjnë një vendim gjyqësor apo konstatim përfundimtar të përgjegjësisë penale.

Familjet që kanë kontaktuar redaksinë thonë se kanë vendosur t’i bëjnë publike rastet me shpresën se personi do të identifikohet dhe se persona të tjerë që mund të kenë pasur përvoja të ngjashme do të mund të denoncojnë.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të ndërmarrin veprime për verifikimin e këtyre denoncimeve dhe për identifikimin e personit të dyshuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

Theu “Arrestin në shtëpi” dhe grabiti 5 biznese, 23-vjeçari vihet në pranga/ Dy operacione...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar në 24 orët e fundit dy operacione të koduara “HIJA” dhe “REACTION”, duke zbardhur gjashtë raste vjedhjesh dhe duke...