36.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

9 mujori i 2021 solli rritje të vdekshmerisë nga Covid-19 i cili nuk kurseu as femrat

Covid-19 ka shënuar një rritje të lartë të vdekshmërisë në vend edhe për 9-mujorin e vitit 2021.

Sipas të dhënave të Eurostat, që i raporton edhe të dhënat për Shqipërinë në bazë javore, fatalitetet për 37 javët e vitit 2021 (deri në muajin shtator) u rritën gjithsej me 33.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, kur vendi ishte në një periudhë normale, duke arritur në 21.1 mijë jetë të humbura në total.

Por, ndryshe nga viti 2020, kur vdekshmëria shtesë ishte shumë më e lartë te meshkujt në raport me femrat, në vitin e dytë të pandemisë, Covid-19 nuk ka kursyer as femrat.

Sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor”, për 9-mujorin 2021, fatalitetet e femrave u rritën me rreth 28%, duke arritur në gati 9,400.

Megjithatë, meshkujt vazhdojnë të jenë më të goditur nga pandemia. Për të njëjtën periudhë, fatalitetet e kësaj gjinie u rritën me 38.5%, duke arritur në rreth 11.7 mijë humbje jete.

Për 9-mujorin 2021, vdekjet e meshkujve zinin 55.5% të totalit, nga 53.5% që ishte kjo peshë në të njëjtën periudhë të vitit normal 2019.

Në vitin 2020, në kulmin e pandemisë, vdekjet e meshkujve arritën deri në 60% të totalit.

Në të gjithë botën, pandemia ka rezultuar më vdekshmëri më të lartë te meshkujt. Studimet shkencore kanë treguar se të dy faktorët biologjikë (përgjigjet më të forta imune) dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19.

Burrat e kanë dy herë më të lartë rrezikun e vdekjes nga COVID-19, duke u ndikuar nga sërë hipotezash, nga stilet e jetesës dhe faktit që gratë zakonisht kanë sistem më të fortë imunitar, falë hormoneve femërore, si dhe strukturës së kromozomeve.

Të dhënat sipas javëve tregojnë se periudha më e vështirë e vitit 2021 ishte muaji shkurt. Në javën e tretë të shkurtit 2021, fatalitetet tek meshkujt u rritën me 162% dhe në dy javët në vijim sërish ishin dyfish më të larta sesa periudhat përkatëse të 2019-s.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...