27.7 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Pedagogia Mirela Karabina: Mungesa e regjistrit në shkolla ka të bëjë me një proces korruptiv

Pedagogia Mirela Karabina ka folur për mungesën e regjistrave në të gjithë shkollat e vendit.

Gjatë fjalës së saj, Karabina theksoi se është skandaloze mungesa e këtij dokumenti zyrtar ndërsa ngre hije dyshimi për një proces korruptiv të tenderave.

“Nuk kam parë nga Ministria e Arsimit të na thotë pse kemi mungesë të një dokumentit zyrtar, mësuesi nuk mund të kuptohet pa regjistrin. Edhe vetë nxënësi e shikon seriozitetin për mësuesin së bashku me regjistrin.

Ndër vite javët e para është punuar me një regjistër provizor. Ai duhet të ruhet ndër vite ka përcaktim ligjore për këtë gjë, është një dokument që tregon si ka funksionuar, frekuentimi, vlerësimi. Serioziteti i fillimit të orës së mësimit, nëse nxënësi shikon që ka një neglizhencë të tillë, mendoni ju se ai do të jetë i përgjegjshëm në atë shkallë sa ta marrë me seriozitet? Jemi në gjysmë të vitit shkollor dhe nuk kanë ardhur akoma regjistrat. Ky është një tregtues i paaftësisë i ministrisë së arsimit, e cila nuk e ka menaxhuar këtë gjë. Plus kemi të bëjmë me një proces korruptiv, zakonisht ndër vite kur vonohen dëftesat apo regjistrat është thënë për vonesë të tenderit. Deri tani nuk kemi asnjë të dhënë pse ka munduar regjistri në shkollë. Pra jemi në fund të semestrit të parë dhe mësuesit kanë përdorur një letër bakalli duke mbajtur shënime për frekuentimin e nxënësve në shkollë, ne shikojmë përqindjen e oreëve që nxënësi merr pjesë në mënsim. Me ardhjen e regjistrave do të ketë abuzime në hedhjen e të dhënave.

Kjo pjesa e mos reagimit është në kornizën e shoqërisë tonë pasi ne nuk reagojmë për asgjë, edhe nxënësit duhet të reagojnë. Pati para disa ditësh një njoftim nga sindikata për një grevë që do të përshkallëzohej por më pas ka filluar të tërhiqen pasi janë nisur shpërndarja e regjistrave. Ky mos reagim tregon që strukturat në shoqëri demokratike duhet të funskionojnë, nëse sindikata nuk ka reaguar deri tani është një problematikë tjetër. Kanë përgjegjësi për të shpjeguar përse greva u tërhoq, fakti që po fillon shpërndarja e regjistrave ndaj u bë edhe tërheqja”, tha Mirela Karabina.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...