18.5 C
Tiranë
Thursday, May 14, 2026
spot_img

Basha thirrje demokratëve: “Duhet të jemi të vendosur me një qëllim që na bashkon, më lëviz qerpiku kur…

Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Kurbini ka shprehur zemëratën e tij për atë që ndodhi në komisionin hetimor parlamentar të inceneratorëve.

“I palëkundur qendroj në krye të kësaj beteje ku më keni vendosur jo se dua të demonstroj kryenecësi apo trimëri apo të më këndohet nuk i lëvizi qerpiku.

Më lëviz qerpiku kur shoh vuajtjet e nënave që nuk kanë ushqim për fëmijët e tyre kur shoh shtëpitë e shqiptarëve pa ngrohje në këtë dimër të acartë dhe ana ana tjetër shoh qindra milionë euro në incenerator, më lëviz kur prekem nga e keqja dhe zemërohem nga e liga që nuk pranon të hetohet në komisionin parlamentar të inceneratorëve se e dinë që ajo që ka nisur me bishtin do përfundojë me kokën e vërtetë të qeverisë që është koka e korrupsionit e duhet të jetë para drejtësisë një orë e më parë”, tha Basha.

Krydemokrati Lulzim Basha  ka konsideruar vijë të kuqe dhe pikë ndarëse  dhunën e ushtruar më 8 janar në selinë e Partisë Demokratike të udhëhequr nga Sali Berisha. Nga Kurbini, Basha u shpreh se mesazhet e aleatëve janë të qartë dhe se ata duan që demokratët e shqiptarët të zgjedhin të ardhmen.

Ai u bëri thirrje demokratëve të  jetë në bashkuar përballë regjimit për të sjellë ndryshimin dhe parakusht për këtë është të mos mbetemi peng i të shkuarës.

“E mira është që demokratët janë vetëdijesuar se vija e kuqe ndarëse e asaj që është shumica e padiskutueshme dhe një pakice qe kanë përfituar gjithmonë në kurriz të është dhuna. E ai është shërbëtor i atij që kemi përballë.

Besoj i keni dëgjuar mesazhet e aleatëve tanë. Nuk kanë nevojë për përkthim. Duan që shqiptarët të zgjedhin të ardhmen. Duan dhe presin që të jenë në krahun tonë kur PD të qeverisë vendin me përgjegjësinë që i takon që do sjellë demokracinë dhe shtetin e të drejtës e të të gjithë shqiptarëve jo të një pakice.

Mesazhi i tyre është i qartë: Mezi presim të jemi krah Partsë Demokratike forcë qeverisëse. E dinë se nga kjo stohi e cila goditi brigjet tona por do shtrihet anë e mbanë Ballkanit për të rrëzuar pemët e kalbura të korrupsionit e për ta bërë një zonë ku njerëzit jetojnë njësoj si në vendet e tjera të Europës. Nëse beteja nuk fitohet këtu ku do të fitohet?

Ndaj edhe ne duhet të jemi të vendosur me një qëllim që na bashkon, demokratët e vërtetë janë të bashkuar në qëllim, janë gati të bëjnë çdo sakrificë për shqiptarët, familjet e fëmijët e tyre që të largojmë sa më parë regjimin e Edi Ramës e të sjellin ndryshimit. Parakusht është të mos mbetemi peng i të shkuarës”, tha Basha nder te tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...