17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Zbardhet në kohë rekord tentativa për vjedhje në fshatin Kropisht, Selenicë.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale identifikohen, lokalizohen dhe arrestohen pesë autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 automjete.

Vijon puna nga shërbimet e Policisë për gjetjen e armës me të cilën autorët do kryenin vjedhjen.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në fshatin Kropisht, Selenicë, ku persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armëve në banesën e shtetasit F. C., menjëherë, pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Fal reagimit në kohë, veprimeve të shpejta profesionale dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj pronës në DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe ata Stacionit të Policisë Selenicë u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje dhe menjëherë u organizua puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat, në Selenicë dhe në Vlorë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i pesë autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

A. Sh., 31 vjeç, L. E., 29 vjeç, E. S., 26 vjeç, E. M., 34 vjeç, banues në Selenicë dhe E. Dh., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar dy automjete, automjetin e markës “Benz” me të cilin u larguan autorët dhe automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte shtetasi A. Sh. në momentin e kapjes nga Policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...