11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Rama dhe familjarët kryejnë homazhe në vendin ku u vranë 4 protestuesit e 21 Janarit

Për të 10-tin vit me radhë, kreu i qeverisë Edi Rama së bashku me familjarët e 4 viktimave të 21 Janarit, janë duke kryer homazhe në vendin ku u vranë 4 protestuesit.

Nën reshjet e shiut që bjenë litar, Rama dhe familjarët kanë vendosur lule, dhe kanë përshkruar në këmbë Bulevardin, për tu kthyer sërish në kryeministri.

Sot bëhen 11 vite nga protesta e 2011-tës, dhe për 10 vitet që pasuan qeveria dhe deputetët kanë mbajtur homazhe në Bulevard, edhe pse drejtësia nuk ka folur ende.

Qeveria socialiste është akuzuar vazhdimisht për moszbardhjen e vrasjeve të 21 Janarit, dhe për përdorimin politik të viktimave.

Vetë Rama në një postim në rrjetet sociale tha mëngjesin e sotëm se drejtësia vonon por nuk harron, dhe sipas tij një ditë ajo do të vendoset në vend.

Protesta e 21 janarit 2011 u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që do të ndërronte jetë pak ditë më vonë.

Sot mbushen 11 vjet nga vrasja e 4 protestuesve të cilët atë kohë protestonin para Kryeministrisë, më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishte në opozitë ndërsa PD-ja dhe LSI-ja qeverisnin së bashku dhe kryeministër atëherë ishte Sali Berisha, ndërkohë Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm.
Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë viktimat e 21 janarit.

Familjarët e tyre akoma sot presin drejtësi. Vitin e kaluar Policia e Tiranës përmes një kërkese i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës për rihapjen e dosjes “21 Janari”. Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës i pezulloi hetimet për njërin prej të vrarëve në bulevard, Aleks Nikën, në 2020.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...