Partia Socialiste miratoi mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë kandidatët me të cilët do të garojë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ndërkohë që emri për Bashkinë e Lushnjës ende nuk është përcaktuar.
Në Shkodër PS-ja kandidon me Majlinda Angonin, e cila aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut. Drejtuesja e qarkut Shkodër, Edona Bilali, theksoi pas mbledhjes se pas propozimeve të bazës vendosën që për Bashkinë Shkodër të dalin me Majlinda Angonin. Mësohet se PS ka vendosur të kandidojë Edison Memolla për Bashkinë e Rrogozhinës. Ndërsa një psikolog, mësues Blerim Shera do jetë kandidat për Bashkinë e Vorës. Ndërkohë që në Dibër, kryesia e PS-së vendosi që t’i besonte bankierit Rahim Spahiu. Kreu i qarkut të Fierit, Taulant Balla, njoftoi se kandidatura për bashkinë e Lushnjës do të vendoset ditën e martë. Sipas tij, ende janë në proces konsultimi për emrin e kandidatit për zgjedhjet e 6 marsit.
“Të martën në mëngjes do ta keni emrin. Unë jam drejtues politik prej një kohe të shkurtër në Fier dhe do të dua që edhe ky element sociologjik të përdoret edhe në rastin në fjalë. Ka aq shumë kandidatë që kanë hyrë në këtë proces dhe që unë për të qenë i saktë, bashkë me kryesinë e partisë kemi vendosur të përdorim edhe këtë element. PS garon për t’i fituar 6 bashkitë”, tha Balla.
Është një financier në profesion dhe unë jam i bindur qe do të bëjmë punë të mira. Është një person me karrierë të gjatë në administratë publike dhe sistemin bankar. Ka ruajtur të gjitha lidhjet dhe kontaktet me Dibrën, është qytetar i Dibrës. Këtë radhë Dibrës i kemi ofruar një kandidat me aftësi menaxheriale. Është financier me profesion dhe jam i bindur se do të bëjmë punë të mira pas fitores së 6 marsit”.
Bashkia Shkodër: Majlinda Angoni
Bashkia Vorë: Blerim Shera
Bashkia Rrogozhinë: Edison Memolla
Bashkia Dibër: Rrahim Spahiu
Bashkia Durrës: Emirjana Sako
Bashkia Lushnjë: E papërcaktuar