28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Kush janë kandidatët e socialistëve për zgjedhjet e 6 Marsit, në dilemë vetëm Lushnja

Partia Socialiste miratoi mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë kandidatët me të cilët do të garojë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ndërkohë që emri për Bashkinë e Lushnjës ende nuk është përcaktuar.

Në Shkodër PS-ja kandidon me Majlinda Angonin, e cila aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut. Drejtuesja e qarkut Shkodër, Edona Bilali, theksoi pas mbledhjes se pas propozimeve të bazës vendosën që për Bashkinë Shkodër të dalin me Majlinda Angonin. Mësohet se PS ka vendosur të kandidojë Edison Memolla për Bashkinë e Rrogozhinës. Ndërsa një psikolog, mësues Blerim Shera do jetë kandidat për Bashkinë e Vorës. Ndërkohë që në Dibër, kryesia e PS-së vendosi që t’i besonte bankierit Rahim Spahiu. Kreu i qarkut të Fierit, Taulant Balla, njoftoi se kandidatura për bashkinë e Lushnjës do të vendoset ditën e martë. Sipas tij, ende janë në proces konsultimi për emrin e kandidatit për zgjedhjet e 6 marsit.

“Të martën në mëngjes do ta keni emrin. Unë jam drejtues politik prej një kohe të shkurtër në Fier dhe do të dua që edhe ky element sociologjik të përdoret edhe në rastin në fjalë. Ka aq shumë kandidatë që kanë hyrë në këtë proces dhe që unë për të qenë i saktë, bashkë me kryesinë e partisë kemi vendosur të përdorim edhe këtë element. PS garon për t’i fituar 6 bashkitë”, tha Balla.

Drejtuesi i qarkut Dibër, ministri Ulsi Manja bëri me dije se kësaj bashkie do t’i ofrohet një kandidat me aftësi menaxheriale si Rrahim Spahiu. Duke iu referuar kandidaturës së Spahiut, Manja u shpreh: “U konkludua se kandidati do të jetë Rrahim Spahiu, i moshës 55 vjeç, me një karrierë shumë të gjatë në administratën publike dhe në sistemin bankar. Një njeri me vizion. Dibra ka një shans do të ketë në krye një menaxher.

Është një financier në profesion dhe unë jam i bindur qe do të bëjmë punë të mira. Është një person me karrierë të gjatë në administratë publike dhe sistemin bankar. Ka ruajtur të gjitha lidhjet dhe kontaktet me Dibrën, është qytetar i Dibrës. Këtë radhë Dibrës i kemi ofruar një kandidat me aftësi menaxheriale. Është financier me profesion dhe jam i bindur se do të bëjmë punë të mira pas fitores së 6 marsit”.

Kurse kryebashkiaku Erion Veliaj zbuloi dy kandidaturat, konkretisht për Vorën dhe Rrogozhinën. Dy kandidaturat do të jenë Blerim Shere për Vorën dhe Edison Memolla për Rrogozhinën. “Finalizuam dy kandidaturat në qarkun e Tiranës. Duam që Vora të thellojë rezultatin në favor të PSsë. Vorën ia kemi besuar një psikologu një mësuesi si Blerim Shera”, u shpreh Veliaj. Kurse sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri bëri me dije se në Bashkinë e Durrësit do të kandidojë Emirjona Sako.

Bashkia Shkodër: Majlinda Angoni

Bashkia Vorë: Blerim Shera

Bashkia Rrogozhinë: Edison Memolla

Bashkia Dibër: Rrahim Spahiu

Bashkia Durrës: Emirjana Sako

Bashkia Lushnjë: E papërcaktuar

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...