13.5 C
Tiranë
Thursday, May 21, 2026
spot_img

Mbyllen hetimet për dy personat që vendosën eksploziv në Shëngjin

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur dy persona në lidhje me sulmin me eksploziv të një objekti në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ngjarje e ndodhur në muajin nëntor të vitit 2020. Dosja hetimore e procedimit penal nr. 854 është dërguar për gjykim me të pandehur shtetasit Angli Stafuka dhe Erald Pajtani, që të dy banues në Fushë-Krujë.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” e kryer në bashkëpunim. Sipas burimeve, prokuroria ka arritur të provojë se këta shtetas, në bashkëpunim me njëritjetrin, janë autorët e vendosjes së eksplozivit në objektin në ndërtim, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Fillimisht u ndalua nga Policia Erald Pajtani dhe pas hetimeve, rreth 7 muaj pas ngjarjes, u zbulua dhe arrestua edhe bashkëpunëtori tjetër, 21- vjeçari Angli Stafuka. Dy të rinjtë i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen, por referuar dosjes hetimore, prokuroria përmes pamjeve filmime dhe qelizave telefonike, ka arritur të zbulojë implikimin e dy të rinjve në vendosjen e lëndës plasëse në objektin në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Objekti në ndërtim i biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet. Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disakatësh

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Motra rrëfen tragjedinë e Xhuana Nikollit: “E gjetëm pa ndjenja pas telefonatës, kishte lënë...

0
Rasti i Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën pas konsumimit të fotoksinës në një apartament me qira në Tiranë, është bërë publik përmes dëshmive...

Tragjedi në New York: Shqiptarja 56-vjeçare humb jetën pasi bie në pusetën e hapur...

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar në New York City, ku një grua ka humbur jetën pasi ra në një pusetë mirëmbajtjeje të hapur në...

Zjarri që shkrumboi tregun e Lushnjës, tre persona shpallen në kërkim si autorë të...

0
Hetimet për zjarrin që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnjë kanë çuar në identifikimin e tre shtetasve si autorë të dyshuar të zjarrvënies, të...

Aksidenti tragjik në Thumanë–Laç: arrestohet shoferi 20-vjeçar

0
Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, Orgest Peca, i dyshuar si autor i aksidentit të rëndë me pasojë vdekje në aksin...

Kontroll në IEVP Vlorë: Gjendet i fshehur celular “iPhone” në dyshek, sekuestrohet menjëherë

0
Gjatë kontrolleve të befasishme në një Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)Vlorë, është zbuluar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara brenda...