31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Policia e Shtetit bën bilancin, 171 persona të arrestuar në një javë, mes tyre edhe ata të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e javës teksa thekson se ka arrestuar 171 persona mes tyre ata të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është goditur rasti i kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike si dhe janë vendosur në pranga për armëmbajtje pa leje

Mes të ndaluarve është bërë edhe arrestimi i një shumëkërkuari ndërkombëtar i cili ishte dënuar me 24 vite burg. Gjithashtu policia bën të ditur edhe penalizimet ndaj drejtuesve të automjeteve për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë operacionet policore për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për goditjen e armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, për goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike.

Njëkohësisht vijojnë kontrollet, duke përdorur teknologjinë, për parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, janë arrestuar 171 persona, janë proceduar penalisht 251 persona dhe janë shpallur në kërkim 27 persona, për vepra të ndryshme penale. Janë kapur 17 persona të shpallur në kërkim, nga këta 16 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 24 vjet burg.

Janë zhvilluar 11 operacione policore të koduara, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës, armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe lojërave të fatit, konkretisht operacionet: “Storm”, “Red Jacket”, “Kral”, “Munella”, “Kaçinari”, “Transporter” “Transporter 2”, “Fati i lojërave”, “Volloder”, Liqeni i Zi” dhe “Kepi i Vozajve”, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 49 persona, janë proceduar penalisht 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 persona.

Po në kuadër të këtyre operacioneve janë sekuestruar rreth 78 kg kanabis, një kallashnikov, një sasi e madhe municioni luftarak, një pushkë sportive, 4 pistoleta sportive, tavolina pokeri, çipsa e shuma parash. Gjithashtu, gjatë operacionit në Sarandë, është zbuluar një ambient që shërbente për kultivimin e kanabisit me anë të llambave.  Janë evidentuar dhe goditur 29 raste të krimeve mjedisore, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 2 persona dhe janë proceduar penalisht 27 persona.

Në fushën e narkotikëve janë goditur 39 raste, janë arrestuar 24 persona, janë proceduar 18 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 persona. Janë arrestuar 11 persona, 8 janë proceduar penalisht dhe 1 është shpallur në kërkim, për dhunë në familje.

Në fushën e krimit ekonomik e financiar janë evidentuar 16 raste, për të cilat janë arrestuar 6 persona, janë proceduar 9 persona dhe 1 është shpallur në kërkim. Janë sekuestuar euro, dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe franga zvicerane. Po gjatë javës janë evidentuar 8 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë. Për këto raste janë arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Në fushën e qarkullimit rrugor janë pezulluar 303 leje drejtimi, nga të cilat: 225 për shpejtësi tej normave të lejuara, 58 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 20 për qarkullim në sens të kundërt.   Janë arrestuar 50 persona, nga këta: 25 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 23 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën.

Policia e Shtetit është duke vijuar operacionet dhe kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në këtë kuadër fton sërish qytetarët për të denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...