22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Berisha zhvillon foltoren e radhës në Vaun e Dejës: “Në PD ju do të zgjidhni kandidatët për kryeministër, deputetë dhe kryebashkiakë”

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar foltoren e radhës në Vaun e Dejës. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Berisha tha se primaret që po zhvillohen në 6 bashkitë që janë pa kryetar janë një hap përpara dhe një premtim i mbajtur.

“Sot në 6 bashki anëtaret dhe anëtarët e PD votojnë dhe zgjedhin me votën e tyre kandidatin apo kandidaten për qytetarë të parë për këto bashki. Mendoj se kjo është një arritje e madhe. 4 muaj më parë ne e premtuam këtë praktikë. Ne u zotuam se do të kthejmë votën e lirë. Ajo po ushtrohet nga mijëra mijëra demokratë. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhësve të përfaqësuesve tuaj. Ju jap fjalën që ju do të zgjidhni jo vetëm kryetarët e bashkive, por anëtarët e këshillëve, deputetët tuaj dhe do të zgjidhni në një të ardhme të afërt edhe kryeministrit tuaj.

Ne besojmë se pa votën e lirë s’ka liri të vërtetë. Ju jeni dëshmitarë se si në këto vite vota e lirë u syrgjynos nga shoqëria shqiptare. PS, nga viti 2009 që më sot nuk ka bërë votim të lirë në gjirin e saj. Votuan 2009 që të mos votohej më për kryetarin. PD e drejtuar nga Lulzim Brava degradoi në atë shkallë që tejkalon edhe imagjinatën e Franc Kafkës apo Garancia Markezit. Para kamerave, televizioneve i thotë shqiptarëve se aty ku janë, aty ku ishin 1950 e ca karrige janë ulur 5004 delegatë. Sot PD duke vendosur primaret i jep fund kësaj situate tmerrësisht të pa pranueshme korruptive dhe totalitare.

Rikthen te anëtarësia e saj votën e lirë. Në të vërtetë rikthen dinjitetin e tyre. Njeriu që nuk voton i lirë ka dinjitetin e shkelmuar dhe ju këtë nuk e meritoni kurrë. Njeriu që nuk voton i lirë ndërgjegjen e tij e ka të imponuar për të besuar apo pranuar atë që i dikton bosi i tij tashmë i larguar nga vlerat e lirisë. Kurrë PD, nuk do të respektonte votën e lirë nëse nuk respekton votën e anëtarëve të saj. Kurrë PD nuk do të ishte një forcë e tillë politike demokratike, nëse nuk respekton votën e lirë të anëtarëve të saj. Ju garantoj se kjo arritje është në hapat e parë. Anëtarët e PD do të zgjedhin kryetarin e partisë, kryetarin e bashkisë dhe deputetin.

Kjo rrugë e drejtë, asnjë pasuri më të madhe një komb nuk ka se sa pasurinë e lirisë. Ne po përpiqemi të kthejnë lirinë në një vend që ka potenciale natyrore ndoshta më së shumti se asnjë vend tjetër në botë. Shqipëria kërkon lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. 8 vite me një sundim narkoshteti. Në çdo vend shtetet bëjnë plane, prishin banesa, hapin rrugë, ndërtojnë blloqe të reja, port ë gjitha këto bëhen duke respektuar ligjet dhe të drejtat e qytetarëve. Nuk mund t’i shkosh si pushtues të egër tjetrit për t’i prish shtëpinë, kur je i detyruar t’i garantosh strehimin. Këta s’kanë moral e shpirt, këta mendojnë vetëm për pasurinë e tyre.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...