27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Berisha: “Lulzim Basha është i hetuar për larje parash në Shtetet e Bashkuara dhe në Tiranë”

Ish-kryeministri Berisha në një takim me mbështetësit e tyre në Vaun e Dejës deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha mbështetet jo vetëm nga kryeministri Rama, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Le të shtrojmë pyetjen, kë po mbështesin ata duke mbështetur Bashën. Është peng i tyre, është marrë peng me dosjen Nik Muzin’, tha ai. Por kjo sipas Berishës është një lojë e rrezikshme që luhet me pluralizmin në vendin tonë.

Sipas tij, Basha firmosi me nxitjen e amerikanëve përjashtimin e tij nga politika.

“Kallp opozitën apo peng Bashën nuk e mbështet vetëm Edi Rama, por fatkeqësisht e mbështesin edhe përfaqësues të vendit të madh të lirisë dhe kjo mbështetje është një lojë e rrezikshme me pluralizmit në Shqipëri. Le të shtrojmë pyetjen, kë po mbështesin ata duke mbështetur Bashën. Është peng i tyre, është marrë peng me dosjen Nik Muzin. Lulzim Basha është i hetuar për larje parash në Shtetet e Bashkuara dhe në Tiranë. Dhe ai firmosi që për të mos shkuar në burg për krimin që kishte kryer, ‘po largoj Sali Berishën’ nga politika. Kjo është e vërteta, por le ta lëmë këtë.

Sot, organizatat kriminale marrin vendime në parlament, në qeveri, vendosin në rrugë, port, e vendosin kudo. Të gjitha këto kanë bërë që Shqipëria e cila me mundim të madh ia doli të ngjitej e të kishte rrogën mesatare më të lartë në rajon e të zbresë sot me rrogën mesatare më të ulët në rajon. Kjo ndodh sepse paratë vidhen nga qeveritarët. Në 8 vite s’kemi bërë asnjë hap përpara Bashkimit Evropian. Edi Rama me një urrejtje ndaj demokracisë arriti të marrë peng Lulzim Bravën. Arriti ta marrë peng me afera korruptive”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...