14.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Zbulohet laboratori në Londër me 300,000 paund kanabis, armë dhe dy harqe

Policia londineze ka sekuestruar kanabis me vlerë 300 mijë paund, armë dhe dy harqe pas një bastisjeje në njësitë industriale në lindje të Londrës.

Bastisja dyditore të hënën e kaluar në New Road, Rainham, zbuloi kanabisin së bashku me një kallashnikov tw mbushur AK47, një pistoletë dhe një revole të konvertuar.

Gjithashtu u sekuestruan fishekë të vërtetë, gëzhoja të shpenzuara, para të gatshme, dy harqe dhe një sasi droge e klasit B.

Një 63-vjeçar u arrestua në vendngjarje si i dyshuar për vepra penale të drogës dhe më pas u lirua me kusht.

Policia ka sekuestruar kanabis me vlerë 300 mijë paund, armë dhe dy harkë pas një bastisjeje në njësitë industriale në lindje të Londrës.

Rreshteri Owen Morgan tha se rezultati i “këtij operacioni të suksesshëm” ishte “ndërprerja e krimit të organizuar që është një plagë për komunitetet”.

“Nuk kam dyshim se kriminaliteti që zbuluam gjatë kontrolleve që zgjatën dy ditë do të kishte ndikuar negativisht në një zonë që shkon shumë përtej Rainhamit,” tha ai.

“Ne do të vazhdojmë të kombinojmë burimet tona për të çmontuar dhe shkatërruar krimin e organizuar kudo që ta gjejmë.”

Foto:

opennews.al

opennews.al

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT