27.7 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

40-vjeçari shqiptar joshi 14-vjeçaren dhe e çoi në hotel, i dënuar për drogë e vjedhje, kishte dy fëmijë

Personi që shihni në foto është 40-vjeçari shqiptar, i cili arriti të joshte një 14-vjeçare në Athinë dhe ta çonte në hotel, ku dyshohet se kanë kryer dhe marrëdhënie seksuale.

Ka qenë nëna e 14-vjeçares, ajo që bëri denoncimin në polici, pasi vajza kishte dalë nga shtëpia me miken e saj dhe më pas nuk ishte kthyer.

Mediat greke shkruajnë se 40-vjeçari e kishte marrë me qira dhomën e hotelit me një emër tjetër, ndërsa vetë autori, baba i dy fëmijëve të mitur, mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur duke thënë se donte ta ndihmonte dhe se ishte shumë vonë dhe nuk kishte mjet transporti që ta dërgonte në shtëpinë e saj.

Oficerët e NënDrejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve të Sigurimit të Atikës janë në pritje të rezultateve nga laboratorët e Mjekësisë Ligjore të Policisë Helenike në këqyrjen e celularit për të parë nëse përveç nxënëses së vogël kanë edhe vajza të tjera. Në të njëjtën kohë, nëpërmjet ekzaminimit të ADN-së në shtratin dhe veshjet e vajzës, po kërkojnë prova që mund të vërtetojnë shkencërisht nëse ka pasur marrëdhënie seksuale mes tyre.

Shqiptari ka qenë me parë i dënuar për vjedhje dhe drogë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...