18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Ervin Bacaj për ‘Marina Di Valona’ :Projekti i ri i portit të Vlorës pritet të ofrojë larmishmëri në çdo stinë

Temperaturat e ulta dhe bora në shumë zona të vendit japin idenë se deti është ideal vetëm për ditët e nxehta të verës. Në fakt është e vërtetë deri diku, pasi dhe vetë mundësitë që ofron bregdeti janë tepër të kufizuara në këtë periudhë. Pikërisht këtë situatë parashikohet ta përmbysë porti i ri i jahteve në Vlorë.

Këtë e konfirmon Ervin Bacaj, i cili menaxhon projektin e Marinës Vlorë, siç emërtohet saktësisht porti turistik që pritet të ngrihet. Do të jetë një impiant i madh modern, ku do të ankorohen mjete lundruese turistike, nga jahtet e vegjël deri tek anije magjepsëse. Standardet do të jenë ndërkombëtare, por risi e mirëfilltë do të jenë dhe shërbimet e larmishme që do të ofrohen në ambientet e Marinës pavarësisht stinëve.

Nisur nga modeli i marinave në vendet e ndryshme të Europës dhe atyre në vendet fqinjë me ne, Marina Vlorë do të ketë hapësira për aktivitete kulturore dhe artistike në çdo periudhë të vitit. Funksionalitet e marinës do të jenë të ndërthurura me zhvillimin e zonës. Qytetarët do të kenë mundësi të ndalen tek Marina Vlorë, madje edhe të nisen me synim të përcaktuar dhe të bëhen pjesë e ngjarjeve që organizohen aty. Shërbimet si bar dhe restorant, por edhe gjithë të tjerat, do të jenë gjatë gjithë vitit në dispozicion të kujtdo që frekuenton bregdetin e jugut. Interesimi ka filluar tashmë – shprehet entuziast Ervini.

Gjithçka duket e realizueshme po të kemi parasysh se vlera e përgjithshme e investimit do të jetë 2,8 miliardë lekë, e shpërndarë në tre-katër vite, kurse të ardhurat që do t’i sjellë ekonomisë së qytetit kur të fillojë funksionimi, planifikohen të jenë rreth 4,3 milionë euro në vit. Nëse shtojmë edhe shërbimet mbështetëse që ofrojnë marinat në përgjithësi, vlera totale për komunitetin do të kalojë 20 milionë euro në vit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...