9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Zbardhet marrëveshja e grupit të Sali Berishës me LSI-në, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit

Më 31 janar 2021, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, shpalli kandidimin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, në një koalicion të gjerë opozitar me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku si garues në gjashtë bashki do të ishin personat e shpallur fitues në primaret e Komisionit të Rithemelimit.

Sakaq, është zbardhur edhe marrëveshja mes dy palëve.

Sipas aktit të zbardhur, bëhet me dije se bashkimi, është bërë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.
Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë. Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në tetë vitet e fundit dhe ky është Edi Rama”, shkruhet në marrëveshje.

Nën emrin “Shtëpia e Lirisë”, është zbuluar edhe logo-ja e koalicionit. Ajo do të jetë në formë rrethore, ku në gjysmën e sipërme shkruhet Shtëpia e Lirisë dhe në atë të poshtme është flamuri shqiptar.

Dokument:

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT