20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Sekuestrohen 500 litra naftë, vaj motorri dhe antifrizë në një kontenier në aksin Vorë-Marikaj, arrestohet 55-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gasoline”, ndërsa në pranga ka rënë një person dhe është proceduar penalisht një tjetër. Bëhet me dije se janë sekuestruar 500 litra naftë, vaj motori dhe antifrizë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gasoline” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. N., 55 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi F. N. ushtronte aktivitet të paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve. Ky shtetas është kapur në rrugën dytësore Vorë-Marikaj, duke tregtuar naftë me bidona, të cilën e depozitonte në një ambient të përshtatur si kontenier.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht shtetasi L. P., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 53 vjeç, i cili është kapur në flagrancë me produkte të ndryshme kozmetike dhe detergjentë me etiketa/ambalazhe që dyshohet se i ka falsifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur depozita me lëng për prodhim detergjentësh, etiketa, ambalazhe dhe stampa të këtyre produkteve, të cilat prodhoheshin në mënyrë artizanale në këtë banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...