28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Luftë mes NATO-s dhe Rusisë/ Putin zbulon për herë të parë arsyen

Mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO përbën një kërcënim për sigurinë evropiane, pasi krijon bazat për një konflikt të madh midis Moskës dhe bllokut ushtarak, paralajmëroi të martën presidenti rus Vladimir Putin.

Doktrina zyrtare shtetërore e Ukrainës përfshin një synim për të rivendosur sovranitetin e Kievit mbi Gadishullin e Krimesë, i cili ka qenë pjesë e Rusisë që nga viti 2014, dhe, veçanërisht, me “mjete ushtarake”, vuri në dukje ai, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez. Viktor Orban.

Një anëtarësim i mundshëm në NATO do ta shihte Ukrainën “të mbushur plot” me armë, me Kievin që do t’i jepej akses në armët më të fundit sulmuese, shtoi Putin.

Zhvillime të tilla mund ta shtyjnë Kievin të vazhdojë me planin e tij për të nisur një “operacion” ushtarak në Krime, paralajmëroi presidenti, duke shtuar se Moska më pas do të jetë e detyruar të përgjigjet, pasi pretendon zotërimin e kësaj zone, që bëri dhe një referendum pro Rusisë në 2014.

“Pra, çfarë të bëjmë, të shkojmë në luftë me të gjithë bllokun e NATO-s? A ka menduar dikush për këtë? Askush me sa duket nuk ka menduar”, ka thënë Putin.

Duke folur në Moskë të martën, Putin shprehu gjithashtu dyshimin se siguria e Ukrainës ishte shqetësimi kryesor i Uashingtonit. SHBA-të drejtohen nga dëshira për të “përmbajtur” Rusinë, argumentoi presidenti, duke shtuar se krijimi i një konflikti në kufirin e Rusisë që do t’i lejonte amerikanët dhe aleatët e tyre të godasin Moskën me një grup tjetër sanksionesh do t’i përshtatej një strategjie të tillë.

Presidenti tha gjithashtu se Uashingtoni deri më tani kishte injoruar shqetësimet “themelore” të Rusisë për sigurinë. Moska do të donte shumë të shmangte një konflikt, theksoi Putin. Ai shtoi se do të ishte e mundur vetëm nëse merren parasysh interesat e të gjitha palëve, përfshirë Rusinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...