34.6 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Përplas për vdekje me automjetin e tij një endacak, arrestohet 23 vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga 23 vjeçarin me inicialet A.M pasi ky i fundit ka përplasur për vdekje me automjetin e tij një endacak të shtrirë në rrugë.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në aksin rrugor Fier-Levan dhe shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 23 vjeç, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë.

Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier.

Po punohet për identifikimin e viktimës.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kosova shpall “non grata” ministren serbe Paunoviç, Sveçla: “Çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë...

0
Kosova ka shpallur person “të padëshirueshëm” ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke i ndaluar asaj përherë hyrjen apo kalimin...

“Forcat amerikane janë gati për veprim”, nis bllokada detare ndaj Iranit pas urdhrit të...

0
Bllokada e re detare ndaj Iranit ka nisur në orën 23:00 sipas kohës greke, në zbatim të paralajmërimeve të mëparshme të presidentit amerikan Donald...

Spanja në finalen e Botërorit pas 16 vitesh, “La Roja” eliminon Francën me dy...

0
Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arlington, Texas. Skuadra...

Aksident tragjik në Vlorë, automjeti përplas për vdekje 80-vjeçaren në Vranisht

0
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës në qarkun e Vlorës, ku një këmbësore 80-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

“Konflikt interesi te gjyqtari Ilir Panda?”, ndryshimet në trupën gjykuese për Veliajn ngrenë pikëpyetje...

0
Ndryshime të papritura procedurale në Gjykatën e Lartë kanë ngritur pikëpyetje mbi procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka...