28.5 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Rama takim ‘kokë më kokë’ me Blinken në Uashington

Mesi i muajit shkurt do ta gjej kryeministrin Edi Rama në OKB nga ku do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e radhës të Këshillin të Sigurimit. Burime bëjnë me dije se gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri Rama do të shkojë edhe në Uashington, pasi ka marrë një ftesë për tu takuar me Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe sekretarit Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G. Në 19 Gusht 2021 sekretari Blinken i telefonoi kryeministrit Edi Rama për ta falendëruar pas gatishmërisë për të pritur qytetarët afgan në nevojë.

Administrata e presidentit Biden përmes sekretarit Blinken po tregon një vëmendje të posaçme ndaj rajonit tonë, e cila ishte zbehur vitet e fundit. Vetë sekretari Blinken emëroi tre muaj më parë, Gabriel Escobar si të dërguar special për Ballkanin.

Ky takim i kryeministrit Edi Rama me sekretarin Blinken vjen në një kohë kur në Shqipëri ish kryeministri Sali Berisha ka intensifikuar retorikën anti amerikane pas shpalljes Non Grata. Madje në mënyrë të paprecedentë si asnjë prej 200 personave non grata nga SHBA, ndërmori dorëzimin e një padie ndaj sekretarit Blinken në një gjykatë franceze.

Pasi i qëndroi stoik kërkesës amerikane për Sali Berishën, ftesë për të vizituar Uashingtonin ka marrë edhe kreu PD Lulzim Basha, gjatë vizitës të fundit në Tiranë të Gabriel Escobar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...