23.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Flamur Noka në krah të protestuesve: Mijëra banorë janë hedhur në rrugë këtë dimër të acartë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka dalë në krah banorëve të “Laprakës”, “Paskuqanit” dhe lagjes “5 maj” të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Gjatë fjalës përballë Parlamentit, Noka tha se qeveria po sillet në mënyrë të pabesueshme me qytetarët duke i lënë jashtë banesave në këto ditë të ftohta dimri. Sipas Nokës dyshja Rama – Basha janë pjesë e një projekt kurruptiv dhe nuk e kanë mendjen tek hallet e këtyre banorëve.

“Nga dita e parë e protestave Laprakë, 5 majit kanë pritur që dikush të komunikojë me hallet e tyre. Këta dinë vetëm heshtje dhe shpërfillje kriminale nga pushteti i horrave. Që nga 2013 kur erdhi ky në pushtet në çdo projekt ka pasur dy shtylla. Korrupsioni dhe pabesia ndaj qytetarëve të Tiranës që i ka votuar. Këta kërkojnë që të zhvillohen projektet për ti dhënë fytyrë normale Tiranës dhe gjithë vendit por askush nuk është i paligjshëm në tokën e tij dhe shtëpinë e tij. Çdokush prej tyre ka sakrifikuar jetën për të dënuar atë banesë të futë kokën. Nuk ka asnjë vend në botë që mijëra banorë janë hedhur në rrugë në një dimër të acartë. Ata thonë se u kemi dhënë bonos, me ato që i kanë dhënë këta ata s’marrin dot as një dhomë jo më shtëpi me qira. Kjo tregon se për këtë qeveri ka priorit4et të vjedhin të plaçkisin pabesinë. Këtu duhet të ishte Elisa të jepte llogari përse u devijua projekti sepse në Paskuqan projekti do të ecte në krah të Lanës dhe më pas u postua për një aferë korruptive. Projekti i përbashkët Brava – Rama korruptim dhe askush nuk e ka mendjen për hallet e qytetarëve. Parimi në demokraci është legalizo dhe pastaj urbanizo. Unë i siguroj banorët që ne do të jemi në krah të banorëve. Ky regjim meriton vetëm përballje deri sa ta rrëzojmë por të vijë në qeveri dikush i përgjegjshëm, ne do të jemi me ju”, tha Noka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT