26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

100 vjetori i marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë/ Yuri Kim: “Mirëpresim arritjet që do të vijnë”

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, prezantoi logon e re që do të përdoret përgjatë gjithë vitit “për këtë gur kilometrik të rëndësishëm, dhe konceptin pas saj”.

Postimi i Ambasades Amerikane

“Ky vit shënon një gur kilometrik të veçantë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
Dhe përgjatë gjithë vitit 2022, ambasada e SHBA do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona të mrekullueshme.

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju sot logon që SHBA dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm.

Shpresojmë të jeni dakort se ajo shpreh miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar nëpërmjet ngjyrave, skicimit dhe fjalëve.

Ajo që personalisht më pëlqen është që numri 100 përfshin simbolin e pafundësisë.

Ne festojmë se sa shumë kemi ecur bashkë dhe gjithashtu mirëpresim arritjet që do të vijnë.

Ndërsa ecim përpara uroj që populli amerikan dhe shqiptar të qëndrojnë gjithmonë krah për krah. Gëzuar. Edhe 100!”, thotë ambasadorja amerikane Yuri Kim.

“Së bashku, festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në 2022.

Ndiqni Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim ndërsa prezanton logon e re që do të përdorim përgjatë gjithë vitit për këtë gur kilometrik të rëndësishëm, dhe konceptin pas saj.

Edhe 100 vjet të tjera ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara ecin përpara së bashku!”

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...